Afera e Portit të Durrësit/ Meta: Do të ketë pasoja katastrofike për vendin

Afera e Portit të Durrësit/ Meta: Do të ketë pasoja katastrofike për vendin

12:10, 08/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se me projektin e ri të Portit të Durrësit mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se pjesë e këtij projekti është bërë dhe një kompani tjetër offshore nga Dubai.

“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e miliona eurove për qytetarët shqiptarë.

Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë, na shfaqet si investitore dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai, e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit.

Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj Partia e Lirisë do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco