VIDEO/ Përballja e guximshme e gjimnazistit nga Erseka me Ramën, për gjoja-investimin në shkollë

VIDEO/ Përballja e guximshme e gjimnazistit nga Erseka me Ramën, për gjoja-investimin në shkollë

10:19, 01/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka publikuar sot një përballje të vërtetë dhe kurajoze të një riu gjimnazist në Ersekë, me Kryeministrin e vendit Edi Ramën.

Përballë të ashtuquajturave investime që Rama po  propagandon bashki më bashki, nxënësi në video përshkruan realitetin e shkollës ku ai mëson: pa banka, pa laboratorë, pa palestër funksionale, pa fushë futbolli dhe mbi të gjitha, as internet në shkollë.

Por, të bën akoma më përshtypje rrjedhshmëria e gjimnazistit, kur ai i ngre problemet njerin pas tjetrit dhe në fund e pyet direkt Ramën se çfarë do të bejë konkretisht për të ndaluar “hemoragjinë” e rinisë, largimin e saj gati pa mbaruar as gjimnazin, nga ky vend.

Mbi këtë moment, Ilir Meta komentoi mbi videon: “Ja si i del boja fasadës së investimeve të "Rilindjes" në arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot."

"Për shkak të Rilindjes, - vazhdoi kryetari i PL, - arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t'u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore. Për Partinë e Lirisë, arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.  Nuk ka zhvillim pa arsim! Gjithçka për të rinjtë!” theksoi Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco