Vasili: Mos u merrni me jashtëqitjet ditore të kryeministrit lapangjoz, kërkoni hesap për grabitjet miliardere të tij

Vasili: Mos u merrni me jashtëqitjet ditore të kryeministrit lapangjoz, kërkoni hesap për grabitjet miliardere të tij

18:59, 30/10/2022
A+ Aa A-

I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ndaj kryeministrit Edi Rama.

nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri është lëshuar rrugëve dhe po leh duke vjellë gjithfarë idiotësirash.

Më tej thekson se ky veprim i kryeministrit Rama vjen për të shmangur llogarinë ndaj tij.

Statusi:

Kërkoni llogari dhe mos u merrni me jashtqitjet ditore të kryeministrit lapangjoz !

Kryeministri është lëshuar rrugeve dhe po leh me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë idiotësirash.

Qëllimi është i qartë.

Ai lëshon jashtëqitjet propagandistike, që të gjithë të merren vetëm me to dhe të mos kërkojnë llogari.

Ky lapangjoz duhet dhe do të përgjigjet dhe të japë llogari:

Për grabitjen e 430 milion euro me inceneratoret

Për miliarda euro te vjedhura e shpërdoruara për energjinë elektrike

Për qindra tendera rrugësh me gjashtë deri dhjetë herë më shtrenjtë se rrugët në Evropë.

Për qindra tendera sekrete, qënuk kursyen te vidhnin edhe gjatë pandemisë.

Për vjedhjen edhe të bukës së jetimeve.

Për miliarda te vjedhura me koncesione e PPP.

Për rrogat më të ulta të arsimtarëve e mjekëve në Ballkan.

Për çmimin e naftës ku vjedhje e Bordit tëHajduteve është në sytë e të gjithëve.

Për çmimin e bukës, vajit, miellit etj ushqime të mbijetesës që janë më të lartat në Shqipëri.

Për falimentimin e Bashkive dhe kthimin e tyre në bordero patronazhistesh parazitë, që nuk u ofrojnë asgjë qytetareve.

Për mijra shqiptarë që largohen dhe kalojnë nga Franca në Angli me mijra dhe mijra te tjerë nëpër të gjithë Evropën e botën.

Për krevatet dopio qe blihen per zyra e per miliona euro te tjera per luks e propagande te provuara me dokumente.

Për qindra hajdute kadastrash e hipotekash.

Për çuarjen e Shqipërisë si vendi i dytënë botë për korrupsjon.

Pë futjen e Shqiperise ne listen e zeze te pastrimit te parave dhe kthimit te vendit ne lavatrive gjigande pastrimi parash.

Pëkthimin e Shqiperise ne Kolumbine e Europes per trafikimin e droges.

Për miliarda euro te marra borxh per te shkaterruar ekonoomine e vendit e per cuar ne buze te gremines.

Pëketo duhet dhe do te jape llogari deri ne nje lapangjozi.

Mos u merrni me jashtqitjet ditore te nje hajduti pa fre!

Kërkoni hesap per keto grabitje miliardere te tij, ndersa jashtqitjet lerjani ti pertype vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj30/10/2022 19:57

Z. Vasili, Si shumë e ke rënduar m-në!

Shto koment

Denonco