‘Marrëveshje historike’/ Berisha: Fillimi i fundit të regjimit Rama-Veliaj

‘Marrëveshje historike’/ Berisha: Fillimi i fundit të regjimit Rama-Veliaj

12:40, 27/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se marrëveshja mes PD dhe PL shënon fillimin e fundit të regjimit Rama-Veliaj.

“Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm. Ajo sikur është binjake me hijen.

Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm.

Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.

Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.

Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco