Berisha: Rama trefishoi tarifat! Kostoja e studimeve sa në Britaninë e Madhe ose Holandë!

17:30, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Ramës se ka trefishuar tarifat studentore pasi kostoja e studimeve në Shqipëri është e njëjtë me atë në Britani apo Holandë.

Gjatë takimit me të rinjtë, Berisha theksoi se tarifat që vendosi kjo qeveri për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë për në universitet.

Berisha: Për ju u 2-3-fishuan tarifat dhe ju sot keni tarifa disa herë më të larta se sa një austriak në Austri familja e të cilit mund të marrë minimumi 7-10 herë më shumë se familja juaj. Ju paguani tarifa sot së paku 10 herë më shumë seç paguan gjermani në universitetet gjermane, ose sa paguan një shqiptar që shkon në universitetet gjermane. Tarifat që vendosi kjo qeveri për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë për në universitet. Pra, për të kufizuar dhe rënduar barrën për ata që ndjekin janë vendosur pengesa serioze. Janë dy vende me universitete të kushtueshme në Europë, Britania e Madhe dhe Holanda, por që të dyja, në proporcion me të ardhurat familjare, nuk janë më shtrenjtë se universitetet e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco