‘Mos hani bar’/ Koka: Kim reflektoi! Askush s’mund t’i përcaktojë demokratëve kreun e opozitës

16:42, 30/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Sipas gazetarit deri dje kemi pasur një qëndrim më shumë se të tepruar të ambasadores së SHBA por duket se ajo ka reflektuar për të shkuar drejt asaj që mund të quhet normale.

"Mendoj se ishte ndryshim i artikulimit të zakonshëm të ambasadores, sidomos vitin e fundit, qëndrime që kanë shkuar ndesh me aksionin e opozitës, vullnetin e qytetarëve për të përcaktuar se kë ata duan në opozitë.

Duket që në këtë drejtim, në mënyrën si është artikuluar, ka reflektim mendoj unë. PD ka një pozicionim të qartë tani, nuk i shet kauzat. Vullneti i qytetarëve s'ka forcë në botë ta injorojë.

Ka lidhje për të lexuar mesazhin apo kërkesat që qytetarët kanë për liderët që duan t’i udhëheqin. Për gati një vit e gjysëm përpara i tha demokratëve mos hani barë, pra mos lejoni rikthimin e Berishës.

Populli opozitar e përpunoi mesazhin dhe i dha përgjigje ambasadores Yuri Kim që përkthehet në nevojë dhe besim për atë si duan të jetë opozita e tyre. Ishte një hap i parë për të shkuar drejt asaj që të jetë normale.

Unë pres që ambasadorja e SHBA të jetë arbitër i barabartë mes palëve pa favorizuar askënd. Nuk dua ti bie ajo qeverisë së Ramës, por rregulla të qarta loje. Të interpretojë siç duhet raportet e DASH.

Na tha pak kohë më parë që zgjedhjet s’ishin të besueshme, dje citoi raportin e OSBE-ODIHR. Doja të sillte në vëmendje raportin e DASH për ndërhyrje kriminale dhe sa e sa të tjera që ka përdorur Rama për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve më 25 prill.

Shqetësuese ishte qëndrimi që mbajti Kim për marrëveshjen e 5 qershorit 2020 ku Rama vendosi të shkatërrojë konsensusin politik vetëm për të fituar zgjedhjet në tavolinë."-deklaroi gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco