Berisha: Me 'Ballkanin e Hapur', Rama po bën gjithçka për ta bërë Shqipërinë, pjesë të Jugosllavisë së vjetër

Berisha: Me 'Ballkanin e Hapur', Rama po bën gjithçka për ta bërë Shqipërinë, pjesë të Jugosllavisë së vjetër

11:23, 10/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në Ersekëm në trevën e Kolonjës, për të bashkëbiseduar me banorët për problemet e tyre dhe për të prezantuar, alternativat për zgjidhje që u afron atyre, Partia Demokratike. Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke kujtuar përpjekjet e kësaj treve në histori për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe ndër shekuj dhe sesi qeveria e sotshme e Shqipërisë, po tenton t'i rrëzojë të gjithë ato sakrifica.

“E vërteta është që ai projekt u pagua me gjak, me sakrifica, të gjithanshme, por shqiptarët ia dolën, - tha Berisha. -  Një periudhë kohe të shkurtër, mbreti bëri përpjekje titanike për ta deotomanizuar Shqipëria me qëllim vendosjen në kombet e zhvilluara europiane, por në kundërshtim flagrant me interesat tona kombëtare, në Tiranë instalohet Beogradi gjatë luftës e bëri përpjekje për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të shtatë dhe sot - me efekte shkatërrimtarë për Kolonjën dhe Shqipërinë, Ai që është sot në Tiranë, po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur, për ta shndërruar siç thotë Aleksandër Vuçiç, Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë, për ta bërë pjesë Shqipërinë, të Jugosllavisë së vjetër.,” theksoi kreu demokrat.

"Ndaj sot Kolonja është rrezik, kombi është në rrezik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco