'Ballkani i shqyer'/ Berisha: Ministri i familjes Çuçi heq kontrollin e policisë në Rinas, hap dyert për çdokënd

'Ballkani i shqyer'/ Berisha: Ministri i familjes Çuçi heq kontrollin e policisë në Rinas, hap dyert për çdokënd

11:32, 06/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me kontrollin e policisë në aeroportin e Rinasit.

Sipas Berishës, ministri i familjes Çuçi ka hequr kontrollin e policisë në Rinas duke lejuar pasagjerët të kalojnë lirshëm, mjafton të kenë biletën.

Postimi i plotë:

Ballkani i shqyer!

Ministri i familjes Çuçi heq kontrollin e policisë në Rinas.

Lexoni denoncimin e udhëtarit dixhital. sb

Mirmbrema Doktor. Dicka e cuditshme po ndodh ne rinas. Thone qe nuk punon sistemi dhe i kane hap dyert fare duke kaluar mbreme cdokush qe ka bilete pa kontroll fare. Edhe policet kane dale nga gabinat dhe ju thone njerezve kaloni pa kontroll

Sms ma dergoi mikja qe e percolla ne Rinas dhe qe udhetoi per ne Londer pasi une sapo isha larguar. Por e pyeta serish dhe me tha qe eshte e vertete ka urdheruar ministri Çuçi. Spo marrim vesh cpo ndodh tha se na futen pa kontroll fare dhe na thane kaloni se nuk punon sistemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco