Meta përforcon mesazhin e BE: Qartësi e transparencë për Portin e Durrësit

Meta përforcon mesazhin e BE: Qartësi e transparencë për Portin e Durrësit

10:44, 01/09/2022
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i PL, e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e Bashkimit Europian për “qartësi dhe transparencë” mbi marrëveshjen për Portin e Durrësit midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një nga denoncimet më të forta që ka bërë Meta në emër të Partisë së Lirisë që themeloi ishte pikërisht afera e fundit e qeverisë, ajo e koncensionit të Portit të Durrësit.

“E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë, - shkroi Meta në Fb.

"Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit - nënvizoi ai.

"Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash,” ka përforcuar në fund, ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Po çfarë tha delegacioni i BE-së në Tiranë lidhur me këtë projekt?

Delegacioni i BE, i pyetur nga një media dy ditë më parë, u shpreh: “Për sa i përket rizhvillimit të Portit të Durrësit, BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për qartësi dhe transparencë për marrëveshjen tregtare të lidhur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se,  siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, kompanitë nga vendet e BEsë duhet të kenë mundësi të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontratat publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/09/2022 11:08

Fjalë-Fjalë-Fjalë dhe vetëm Fjalë!!! Pra me fare pak fjalë shqip: Pordhë me rigon të përfaqësuesve të BE!!! Shqipëria nuk ka nevojë për Fjalë por për vendim, për urdhëra dhe për veprim nga BE!! Jo deklarata kot më kot!!! Pasi t'ju shkojë thesi me miliona euro nga Rama, do të harrojnë se çfarë kanë thënë dhe do të hshtin përgjithmonë, siç kanë vepruar deri tani!! Jemi mësuar, tashmë me keto 'Deklaratat" politike dhe diplomatike sa për sy e faqe!!!

Shto koment

Denonco