Meta: Ballkani i Hapur është nismë jotransparente dhe përçarëse

Meta: Ballkani i Hapur është nismë jotransparente dhe përçarëse

10:32, 30/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një studim mbi projektin “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se çdo nismë jotransparente dhe përçarëse sjell vetëm efekte negative.

Ish-kreu i shtetit e vë theksin tek Procesi i Berlinit, për të cilin thotë se duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.

“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë.

Procesi i Berlinit duhet të mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco