Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bashkia e Durrësit 3-fishon tarifën 'Zoto', Guri: Trefishim korrupsioni! Rama vendosi qytetin në shërbim të mafies

Bashkia e Durrësit 3-fishon tarifën 'Zoto', Guri: Trefishim korrupsioni! Rama vendosi qytetin në shërbim të mafies

16:53, 17/08/2022
A+ Aa A-

Pasi u detyrua nga qeveria që të nënshkruante një kontratë aspak favorizuese me kompaninë Integrated Energy për depozitimin e plehrave, bashkia e Durrësit ka planifikuar të trefishojë tarifën e menaxhimit të mbetjeve. Ish-kandidatja e LSI për deputete në Durrës, Elona Guri, shprehet se kryeministri Edi Rama e ka vendosur Durrësin në shërbim të mafies së plehrave.

Guri thekson se Rama kandidoi në Durrës me një qëllim të vetëm, grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti bregdetar.

Sipas saj, trefishimi i tarifës së pastrimit nuk do të thotë trefishim i shërbimeve të pasditrimit, por trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit dhe trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak.

Statusi
EDI RAMA E VENDOS EDHE DURRËSIN NË SHËRBIMIN E MAFIES SË PLEHRAVE!  Edi Rama kandidoi në Durrës vetëm me një qëllim: grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti i durrësit.

Xhepat e durrsakëve zbrasen, ndërkohë pagesat për mafien shtohen. Trefishimi i tarifës së pastrimit, nuk do të thotë trefishim të shërbimeve të pastrimit. 

Përkundrazi, do të thotë trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit, trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak, për të kënaqur orekset financiare të kryeoligarkut Edi Rama dhe ogiçëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani17/08/2022 22:05

POPULL QE NE VEND QE TE ISHTE NGRITUR I GJITHI NE KEMBE PER KETE GRABITJE KAQ SKANDALOZE, POR PASKA KOHE QE TA KTHEJE DHIMBJEN NE QYFYRE MEMESH, NE KOMENTUES PORTALESH DHE NE MINJ HALESH!! SHUME MIRE PO BENI, SHUME MIRE!! EDHE EDVINI KESHTU I KA QEJF, QE DHIMJEN, VARFERINE, SKAMJEN DHE MJERIMIN POPULLI TA KTHEJE NE FORCE PER TE BERE QYFYRE NEPER RRJETE!! HANI RRJETET SOCIALE O POPULL SHQIPTAR, HANI MUTIN E RAMES, HANI. NGA AI POPULL JEMI NE QE NGRIHET!!! NE JEMI PULA NUK JEMI POPULL!! JEMI POPULL EGOIST (C'ME DUHET MUA, UNE JAM NE RREGULL, TE PAKTEN E KAM NJE KOTHERE BUKE TE THATE, SA PER TE NGRENE DHE PER TE MOS VDEKUR FARE, LE TE NGRIHEN ATA QE NUK KANE BUKE FARE!!!) DHE FRIKACAK TE NJE NIVELI TE TILLE NUK KA PARE BOTA!! KJO NUK ESHTE VJEDHJE POR ESHTE GRABITJE DHE PLACKITJE E POPULLIT!! VJEDHJET BEHEN FSHEHURAZI, LARG SYVE TE NJEREZVE DHE ROJTAREVE, POLICISE DHE USHTRISE. VJEDHJET BEHEN NATEN OSE NE ORET E PARA PAS MESNATE, KUR TE GJITHE JANE NE GJUMIN E DYTE TE VDEKJES!! NDERSA KETA PO GRABISIN DHE PLACKISIN GJITHCKA HAPUR, PA FRIKE, PA U RUAJTUR, PA E RRUAJTUR DHE PA PJERDHUR FARE AS PER POPULL, AS PER POLICINE DHE AS PER PROKURORINE DHE AS PER SPAK, QE NUK E DIME PER CFARE U KRIJUA DHE CFARE FUNKSIONI KA!! KETA PO GRABISIN GJITHCKA HAPUR FARE!! KU ESHTE POPULLI PSE NUK NGRIHET, PSE NUK PROTESTON, PSE NUK KUNDERSHTON DHE PSE NUK U VA FLAKEN TE GJITHA PIKAVE TE KARBURANTEVE NJEHERESH NE TE GJITHE SHQIPERINE!!! PASKEMI QENE ME TE VERTETE NJE POPULL PULE E LAGUR QE KA FRIKE VETEM NJE SHSHSHSHSHSH TE EDVIN KRISTAQ RAMES!!

EO17/08/2022 17:12

E paska parandier S. Braho kur tha për: Edi Ramën se është kokrra e sharlatanit që do përfundojë si Musolini...

Shto koment

Denonco