VIDEO/ Murrizi: Komisari që vrau 7-vjeçaren do të emërohej Shef i antidrogës në Elbasan

16:53, 05/08/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka treguar se Komisari i Policisë, Arjan Tase pritej që të emërohej në një post më të lartë.

Duke folur me moderatorin Edvin Parruca, Murrizi është shprehur se, Tase do të emërohej ditën e hënë si shefi i antidrogës në Policinë e Elbasanit.

‘Kjo është një ngjarje që ka për autor një njeri me spaleta. Një ish-shef Komisariati në Himarë, ishte emëruar për pak kohë në Elbasan. Ndoshta ka qenë në delir, pasi nga informacionet që kam unë, ditën e hënë priste një emërim tjetër, ose atje, ose shefi i antidrogës në Elbasan. Prandaj ka qenë si në delir.

Pra është një promovim i një elementi kontingjent në Policinë e Shtetit. Policia duhet të ketë me letra 15 mijë punonjës, por për hatër të çdo shefi, një polic që rri çdo ditë në rrugë, mban për peshë llumhanen e drejtuesve të tyre’, u shpreh Murrizi në SYRI TV.

Sipas ish-deputetit Murrizi, në qeverinë Rama, ‘ka trafikantë strategjikë, arrogantë strategjikë, hajdutë strategjikë.

Me 600 kuaj fuqi, të garantoj unë që nga Potami, për 1 orë del në Leçe. Për këtë përdorej ky skaf.

Më erdhi mirë që qytetarët shqiptarë reaguan në protestë’, tha ish-deputeti Myslim Murrizi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kan ndryshuar linjat06/08/2022 00:59

Jo or mik e ke gabim. c'lesh 1 ore...duhen vec 47 min afer punta palasca poshte otrantos qe e kontrollojne kostat calabrese

Shto koment

Denonco