LSI: Kokat e aferës së inceneratorëve ndodhen në Kryeministri e bashkinë e Tiranës!

LSI: Kokat e aferës së inceneratorëve ndodhen në Kryeministri e bashkinë e Tiranës!

09:52, 19/07/2022
A+ Aa A-

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, LSI ka insistuar që asnjë ngjarje nuk mund të tërheqë vëmendjen më shumë se afera e inceneratorëve në vend, e cila iu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë 189 milionë euro.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari, kokat e kësaj afere ndodhen në Kryeministri dhe bashkinë e Tiranë, duke akuzuar drejtpdrejt Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“Afera më e madhe korruptive në vend, ajo e inceneratorëve, duhet të zbardhet sa më shpejt dhe të çojë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë, - u shpreh sot Braimllari. - Kokat e kësaj afere ndodhen në Kryeministri dhe në bashkinë e Tiranës.”

“Asnjë ngjarje nuk mund të tërheqë vëmendjen nga kjo çështje e cila për nga përmasat ka hyrë në histori. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me abuzimin në procederat e ndërtimit të inceneratorëve por kanë thelluar më tej këtë skemë korruptive duke vënë instuticionet shtetërore në funksion të evazionit fiskal, duke përdorur identitete të të moshuarve apo persona të cilët kanë ndërruar jetë, skemë kjo që i ka kushtuar qytetarëve 189 milionë dollarë. Ndërkohë, qytetarët paguajnë çdo ditë 80.000 dollarë për inceneratorët që nuk funksionojnë."

"SPAK duhet të thellojë hetimet të shkojë tek përgjegjësit e vërtetë të kësaj afere. Kontributi i jashtëzakonshëm i LSI për të votuar reformën në drejtësi me 140 vota u bë pikërisht që qytetarët të merrnin drejtësi dhe ne të kishim një sistem të pavarur drejtësie, jo një sistem që dirigjohet nga dyshja Rama-Veliaj. Koha nuk pret, qytetarët duan drejtësi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco