VIDEO/ ARRSH zgjodhi vlerën më të lartë për rikonstruksionin e rrugës Fier - Vlorë, PD: 2 mln euro më shumë që vidhen!

11:56, 13/07/2022
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjedhur kompaninë që dha vlerën më të lartë për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, me 2 milionë euro më shumë se të tjerat, ç'ka ka nxitur Partinë Demokratike të ngrejë tri pikëpyetje dhet'i kërkojë organeve të drejtësisë të hetojë shpenzime të tilla abuzive dhe korruptive.

Z. Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha: "Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet. Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milionë.

Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë. Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar," tha ai.

Sipas Bozdos, "Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet anti-ligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme.

Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë: 

Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?

Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?

Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive. Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100% - shin.

Partia Demokratike falenderon median që investigon dhe publikon akte korruptive të tilla, dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë në krye të punëve, dhe pushtet i pavarur, jo një degë e thyer e qeverisë", nënvizoi në përfundim anëtari i Kryesisë së PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/07/2022 18:19

POPULL I NGRATE, O POPULL I GJORE, PO TE SHQYJNE TIGRAT, ME BANDA TABORE! INCENERATORET PO TE RRJEPIN TE GJALLE, KONCENSIONET PO TE PIJNE GJAKUN NGADALE! TENDERAT CDO DITE PO RRJEPIN GJITHCKA, OLIGARKET NUK NDALEN, PO PERPIJNE PARA'! TENDERAT I FITOJNE KUSH VJEDH ME SHUME, MBIVLERA E SHTUAR, BUXHETIN E HEDH NE LUM! O POPULL SHQIPTAR, LERINI PARTITE, NGRIHUNI NE DEMONSTRATE, SE PO VDISNI CDO DITE! NGRIHUNI O SOCIALISTE EDHE JU O DEMOKRATE, BASHKOHUNI TE GJITHE, PA DALLIM DHE PA INAT! HAJDUTET NUK KANE BINDJE, HAJDUTET NUK KANE FE', NGRIHUNI T'I RREZONI, PERPARA SE ATA T'JU KALLIN NE DHE'! ATA PO JU MASHTROJNE, PO JU TREMBIN ME HIJEN E SALIUT, NDERKOHE ATA VJEDHIN MILIARDA, JU RRINI NE VRIME TE MIUT! KENI AKOMA PENSIONET DHE RROGAT QE U LA SALIU, ME CMIMET QE JANE SOT, NUK HANI DJATH, AQ SA HA DHE MIU! JU JENI TE PASUR, KESHTU PO THOTE BABLOKU, AI THOTE PER JU, TE GJITHE KAFET I PINI TEK BLLOKU! KOT PO ANKOHENI, JU JENI SHKELQYER, JETONI SI BOSET, PARA KENI PLOT, MILIONAT UA SJELLIN "CUNAT E LONDRES"! SHQIPERIA PO BOSHATISET, TE RINJTE PO IKIN, I PERPIU MERGIMI, QE KUR ERDHI RAMA, NE CDO SHTEPI SHQIPTARI KA RENE MALLKIMI!

Shto koment

Denonco