Berisha: Protestat do ndalen kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor

Berisha: Protestat do ndalen kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor

10:39, 07/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet nga mediat sot se cili është skenari i protestës.

“Protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do e tolerojnë më këtë regjim, që nuk meriton të ekzistojë as edhe një ditë të vetme,” tha Berisha.

I pyetur se a do të vazhdojnë protestat, Berisha tha se ato do ndalen vetëm kur të realizojnë qëllimin e tyre madhor.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, çka do të thotë se protestat ndalen vetëm kur realizojnë qëllimin e tyre madhor,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku07/07/2022 11:35

Nuk do te mjaftohemi vetem me rrezimin e kesaj qeverie vrastare, por edhe me denimin dhe kthimin ose me mire sekuestrimin e te gjitha pasurive qe i kane vjedhur popullit, te gjithe anetaret e kesaj qeverie Doktor Berisha! Fitore demokracise se pa shitur!

Shto koment

Denonco