Kriza e thellë në shëndetësi: Ministria telefonon mjekët e dalë në pension

Kriza e thellë në shëndetësi: Ministria telefonon mjekët e dalë në pension

09:10, 01/07/2022
A+ Aa A-

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka deklaruar se Shqipëria është në krizë për personel shëndetësor, me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kjo krizë e shkaktuar nga ikja masive e tyre jashtë vendit për shkak të politikave të gabuara nga qeveria konstatohet lehtësisht në këtë sezon vere, kur nga Ministria e Shëndetësisë po kërkohet të punësohet punonjësit e dalë në pension për të mbuluar boshllëqet sidomos në zonat turistike.

“Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë që Shqipëria do të jetë në kolaps për personel shëndetësor, ashtu po ndodh, - thuhet në njoftimin e publikuar në Fb. - Shumë spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha të mjekëve specialistë dhe infermierëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë, për të plotësuar nevojat për staf në qendrat shëndetësore verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

Pse vallë kur ne ngremë shqetësime reale, ata nxjerrin lloj-lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne të largimeve masive nga Shqipëria të mjekëve dhe infermierëve dhe sot del zbuluar ky realitet ku ministria për të mos dalë zbuluar që nuk ka mjekë e infermierë, i lutet stafit të dalë në pension për t’ju bashkuar për të shërbyer?!

Kur do të ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e duhura të punësimit dhe vlerësimit të stafit mjeksor para se Shqipëria të bëhet monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që e kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bërë që infermierët dhe mjekët e aftë të largohen nga Shqipëria?!

Mos vallë duhet t’i kthej sytë ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësore në vend?! Nuk keni parë gjë akoma... pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemoragji në shëndetësi," përfundon Shoqata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco