Berisha: Qeveria ka ulur ndihmën ekonomike. Ky është një regjim i shkëputur nga qytetarët

Berisha: Qeveria ka ulur ndihmën ekonomike. Ky është një regjim i shkëputur nga qytetarët

14:43, 28/06/2022
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se qeveria që ka mbledhur më shumë se 340 milionë euro taksa nga rritja e çmimeve, ka vendosur të ulë ndihmën e ekonomike për qytetarët që trajtohen me të.

Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo qeveri është shkëputur nga realiteti dhe nga qytetarët.

‘Kjo qeveri ka ulur me 2% ndihmën ekonomike.

Kemi një qeveri që nuk ka asnjë moral dhe merr çdo vendim, sikur ky popull, nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz. Është vërsulur tani me paketën e re Fiskale mbi biznesin, për t’i falimentuar ata pasivisht.

Unë po lexoja dëshminë e një biznesmeni. Nëse më parë e ekspertja mallin në SHBA duke paguar 2500 euro për ton. Tani paguaj 15 mijë euro për ton!

A ekziston ndonjë ndihmë për këto biznese? Zero!

Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike reale, në kafshatën e gojës, për kafshën e gojës. Kurse këta vazhdojnë qeverisin pa asnjë preokupim. Pasi ka futur të gjitha pushtete në xhep, Edi Rama nuk komunikon me njerëzit. Komunikon me qiellin.

Çdo ditë dëgjon për ligje e vendime të pakonsultuara me qytetarë, por vetëm e zyrat e PS-së. Dhe jo gjerësisht në as elektoratin socialist. Nuk ka pasur ndonjëherë një regjim që nga diktatura deri sot një regjim të shkëputur nga qytetarët si kjo qeveri’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco