'Primitive, përpjekjet e Ramës për të marrë peng pluralizmin, gabojnë ata që kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë!

'Primitive, përpjekjet e Ramës për të marrë peng pluralizmin, gabojnë ata që kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë!

12:47, 03/06/2022
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha, denoncoi sot para medieve se ka një përpjekje primitive antidemokratike të Edi Ramës dhe jo vetëm të atij, siç theksoi, për të marrë peng nëpërmjet gjykatësve, të llojit Blerina Muçi, pluralizmin politik shqiptar. Ndaj, ai bëri dhe një paralajmërim.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi nuk e pranonte kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD, ndryshimin e tij, se çfarë do të ndodhte, Berisha tha:

“Partia është regjistruar në gjykatë. Ka një vendim, gjykata, që i ka dhënë të drejtë 100% PD-së. Ka një përpjekje, mos t’i ngatërrojmë gjërat -  ka një përpjekje primitive antidemokratike të Edi Ramës dhe jo vetëm të atij, për të marrë peng nëpërmjet gjykatësve të llojit Blerina Muçi, pluralizmin politik shqiptar dhe për të çuar vendin drejt përplasjeve të mëdha.

Pluralizmi politik shqiptar u vendos plotësisht me Kuvendet e 11 Dhjetorit dhe datës 30 prill. Gabojnë rëndë ata që kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë. Ka një realitet që në fillim e gjer sot, ka një grup që për  interesat më të zeza të pushtetit, të pushtetit të narkoshtetit pretendon se kjo nuk është.

Juve ju kujtohet, kur ju treguan 5200 firma të anëtarëve, ata shpreheshin se ato nuk janë.

Kur ne u mblodhëm me 4950 delegatë në stadiumin Air Albanian, ata përsëri mohonin.

Kur u votua më 6 Mars dhe u doli e qartë se ku ishte shumica, ata përsëri mohonin se shpresojnë të marrin peng pluralizmin, por ne nuk impresionohemi. Përkundrazi, asnjë forcë në botë nuk do të na marrë dot peng,” theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco