Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me rreth 41 mijë vota

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD me rreth 41 mijë vota

22:50, 22/05/2022
A+ Aa A-

Lideri historik, Sali Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. 

Në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë në të gjithë vendin. 

Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave. 

2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.

Të pavlefshme janë 328 vota. 

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Sali Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD. 

Deputetja e PD, Albana Vokshi shpalli rezultatet përfundimtare nga selia e PD. 

Ajo u shpreh se ky ishte procesi më transparent dhe më i besueshëm i kryer ndonjëherë.

"Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë. E gjithë hierarkia e PD është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë. Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë iu përket atyre".  

Zgjedhjet për kryetarin e PD 

Morën pjesë - 43 680 votues

Sali Berisha - 40 820 vota 

Ibsen Elezi - 2532 vota 

Të pavlefshme - 328 vota

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco