Emërimi i Ceno Klosit në krye të Tatimeve/ Salianji: Pasi KLSH e kapi në shkelje, Rama kërcënon bizneset me gjoba

Emërimi i Ceno Klosit në krye të Tatimeve/ Salianji: Pasi KLSH e kapi në shkelje, Rama kërcënon bizneset me gjoba

17:29, 20/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me emërimin e Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Tatimeve, i cili u kap në shkelje nga KLSH.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Salianji thekson se ky është degradim i shtetit dhe se sipas tij Rilindja nuk ka limite.

“Degradimi i shtetit nga rilindja nuk njeh limite, drejtuesit e institucioneve në rastin më të mirë janë të paaftë, në shumicën e rasteve janë njerëz me cene, si drejtori i pergjithshëm i tatimeve!

Pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit e kap në shkelje dhe kërkon largimin nga detyra dhe hetim Rama e pikas që ka ves dhe e emëron!

Sistem permbys, në vend që ti dorezohen drejtësisë promovohet për të dorëzuar bizneset tek qeveria duke i kercenuar me gjoba."-shkruan Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco