Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nisin negociatat dhe 'ethet' për Presidentin, Balla takon Dodën, Idrizin dhe Mediun

Nisin negociatat dhe 'ethet' për Presidentin, Balla takon Dodën, Idrizin dhe Mediun

19:28, 13/05/2022
A+ Aa A-

Në prag të zhvillimit të raundit të parë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Mesila Dodën dhe Shpëtim Indrizin. Pas takimeve aletatet e PD,  kërkuan që opozita të dale me nje qëndrim të unifikuar dhe me propozime konkrete, ndërkohë që nuk ka ende një emer për raundin e parë për Presidentin. 

Tre ditë para zhvillimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit,  grupet parlamentare kanë nisur negociatat e para, për të gjetur pasardhësin e Ilir Metës në zyrën e  kreut të shtetit.  Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thirri mëngjesin e së premtes,  kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. 

Për rreth 60 minuta në emer të grupit parlamentar për demokraci dhe integrim, Mesila Doda dhe Shpëtim Idiziri  diskutuan me Taulant Ballën, ndërsa kërkesa kryesore e tyre, ishte zgjedhja e një presidenti politik. 

Balla priti në takime dhe kreun e grupit aleanca per ndryshim, Fatmir Mediun, i cili pas bisedimeve deklaroi se opozita duhet të dalë me qëndrim të përbashkët, duke propozuar emra konkretë për Presidentin e ri.

Me fjalë-pak ishte mazhroanca këtë herë,  e cila nuk ka ngut për të dorëzuar një emër kandidati që në raundin e parë. 

Kjo e premte  prodhoi negociata vetëm me aleatët e Partisë Demokratike, pasi përfaquesit e PD nuk shkuan në takim me përfaqësuesit e mazhorancës. 

Enekejd Alibeaj i cili nuk arriti të marrë miratimin e gjithë grupit parlamentar të PD, për platformën e tij ,i insition për një process transparent, duke pritur përgjigje nga Partia Socialiste.

Por i pyetur nga Syri TV, se kush e ka mandatuar për të negociuar për Presidetin, në një kohë kur  vetëm 21 deputeët të PD,  morën pjesë në mbledhjen e thirrur prej tij, Alibeaj nuk kishte një përgjigje.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe deputeti Ervin Salinji, i cili  përmes një reagimi në FB, tha se grupi paralmentar i PD, nuk ka një qëndrim të unifikuar për kriteret e presidenti, duke theksuar se deputetet që kanë marrë pjesë në mbledhjen e  thirrur nga Alibeaj kanë rrezuar kriterin që presidenti nuk duhet të jetë politik.

Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese : PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë!

Më herët Strukturat e Partisë Demokratike mandatuan Lucciano Boccin dhe Oerd Bylykbashin si përfaqësues per negociatat e zgjedhjes së Presidenti të ri. 

Ndërsa ditët dhe orët e ardhshme, lënë të hapura mundësitë për kompromise dhe negociata,  shanset që palet të propozojnë palet të propozojnë një emër, për raundin e parë, në ditën e hënë, janë te pakta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco