Rama jep 1 mln euro për Ukrainën, nuk i mbyll dyert dhe portet për rusët

Rama jep 1 mln euro për Ukrainën, nuk i mbyll dyert dhe portet për rusët

13:24, 05/05/2022
A+ Aa A-

Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të japë 1 milion euro në ndihmë të shtetit që gjendet prej më shumë se dy muajsh nën agresionin rus.

‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 milion euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen," tha Rama.

Rama ka shtuar se Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para që ka hapur dyert ndaj refugjatëve ukrainas.

Por Rama nuk po e respekton kërkesën e Ukrainës për të mbyllur portet për anijet ruse.

Sipas Deutsche Welle, pavarësisht kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Shqipëria ende nuk i ka mbyllur portet për anijet ruse.

Madje Rama nuk do kufizojë hyrjen e turistëve rusë, edhe pse Zelensky tha se mes tyre mund të ketë vrasës që kanë kryer krime në Ukrainë.

"Nuk ka një vendim të Bashkimit Evropian për ndalimin e anijeve dhe kufizimin e turistëve rusë, prandaj do të vazhdohet si vitet e shkuara. Vendimet tona janë gjithmonë në linjë me ato të BE-së. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në. Kjo është shumë e thjeshtë, nuk është një çështje e ngatërruar”, deklaroi dje Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi05/05/2022 13:55

Besoj ne buunine e Presidentit Ukrahinas se nuk do te ja pranoje keto leke Hipokritit Rama.

Shto koment

Denonco