Balla 'pranon' kërkesën e Alibeajt: Më 16 maj votimi i parë për presidentin

Balla 'pranon' kërkesën e Alibeajt: Më 16 maj votimi i parë për presidentin

13:36, 04/05/2022
A+ Aa A-

Kimia mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt, i përzgjedhur nga PS për zgjedhjen e presidentit të ri, vazhdoi edhe në Konferencën e Kryetarëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla është dakordësuar me kërkesën e Enkelejd Alibeajt, që procesi për nisjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit të nisë me datën 10 maj.

Balla tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet në datën 16 maj.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit," tha Balla. 

Ai theksoi se në datë 15 maj deri në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për presidentë. Secili prej tyre duhet të ketë jo më pak se 20 firma, ndërkohë që asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër.

Kurse deputetja Grida Duma tha se duhet që opozita të bëjë propozimet e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taulandi04/05/2022 14:19

Presim Vendimin e Gjykates se Apelit. Kemi folur me çiftin Shala-Sadushi, na kane garantuar qe do tjerrin çeshtjen ne favor te Zogut te Bashes (Alibeut).

DEMOKRATI I BAZS04/05/2022 14:02

PRA, BALLA PRANON "KËRKESËN" QË I KISHTE DËRGUAR ALIBASHËS PËR T'IA PARAQITUR VETË BALLËS PËR DATËN E MBAJTJES SË VOTIMIT TË RAUNDIT TË PARË PËR CAKTIMIN E PRESIDENTIT QË KA VENDOSUR RAMA!!! SA QESHARAKE!!!! DO TË ISHTE NJË FARSË AKOMA EDHE MË QESHARAKE, NËSE PRESIDENTI NUK DO TË EMËROHET QË NË RAUNDIN E PARË ME MBI 85 VOTA TË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT!! SEPSE PAZARET MIDIS RAMËS DHE BRAVËS JANË BËRË QË NË 2019!

Shto koment

Denonco