VIDEO-SYRI TV/ Zelensky i jep 'shuplakë' live Ramës: Kufizoni anijet dhe turistët rusë

13:17, 03/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti një mesazh para deputetëve shqiptarë.

Ai i dha një 'shuplakë' Edi Ramës, kur tha se duhen kufizuar anijet dhe turistët rusë.

“Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, na kujton Nënë Terezën shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se së bashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë".

"Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet t'ia hiqni mundësinë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portet për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, ose xhelatë të Mariupolit apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë”, tha ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të kufizojë turistët nga Rusia.

I pyetur se a duhet rishikuar ky vendim, Rama deklaroi me arrogancë: "Jo, nuk mendoj. Vazhdojmë me tjetrën".

Madje nga 1 maji, ka hyrë në fuqi dhe masa që lejon të gjithë qytetarët rusë që të hyjnë në vendin tonë pa viza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco