Berisha voton: Sot demokratët firmosin fundin e kryetarokracisë dhe opozitën e vërtetë shqiptare!

Berisha voton: Sot demokratët firmosin fundin e kryetarokracisë dhe opozitën e vërtetë shqiptare!

10:59, 23/04/2022
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha , pasi votoi sot për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës nr.2 të PD në Tiranë, theksoi se me këtë votë demokratët firmosin fundin e kryetaro-kracisë dhe presidenco-kracisë në Partinë Demokratike.

“Duke iu kërkuar ndjesë, dua që të uroj nga zemra, çdo demokrate dhe demokrat të 14 degëve të PD-së, - tha Berisha, -  që firmosin sot me votën e tyre, kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi, fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në Partinë Demokratike; firmosin vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie.”

“ Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik që do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.”

“Por, theksoj këtu gjithashtu se këto demokrate dhe demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë jo vetëm për PD-në, po për mbarë shoqërinë shqiptare.

Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të çfarëdolloji të bazuar në drogën dhe ideologjinë.

Vetëm një opozitë e vërtetë ka shanset dhe mundësitë për ta ngjitur PD dhe shndërruar në forcë politike. Ndaj,urimet më të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe votojnë për kryetar e degëve të PD-së. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco