Altin Goxhaj: Sorosi 'ka gisht' në sabotimin e protestës

Altin Goxhaj: Sorosi 'ka gisht' në sabotimin e protestës

14:01, 30/03/2022
A+ Aa A-

Qytetarët u janë rikthyer protestave për rritjen e çmimit të karburantit dhe produkteve ushqimore.

Të vendosur përballë godinës së kryeministrisë, ata u shprehën se kërkesat e tyre janë të pandryshushme, ndërsa theksuan se do të vijojnë të protestojnë deri sa të plotësohen kërkesat.

Qytetarët bënë me dije se të mërkurën do të protestojnë përpara Strukturës së Posaccme Antikorrupsion.

Pas nisjes së protesave qeveria Rama ngriti borde të transparences për çmimet, të cilët sipas protestuesëve nuk janë në favor të qytetarëve pasi çmimet po rriten çdo ditë.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto', në Syri Tv, Altin Goxhaj, avokat.

"Unë besoj se protestat para kryeministrisë janë sabotuar nga brenda dhe jo nga ashtë, si një axhendë nga 4 persona të brendshëm, të cilët kanë pasur kontrollin e mikrofonit si administrim i protestës dhe kanë përdorur mikrofonin ashtu siç përdorin 'malet me borë ato që krijojnë orteqe'.

Dhe këtë e kanë bërë jo thjeshtë sepse janë të Sorosit, por sepse konçidon që ata kanë manipuluar sloganin e protestës dhe janë persona të angazhuar me fondacionin Sorosit. Të kujtojmë që protesta filloi nën moton ‘Boll na vodhët’.

Dikur ishte një slogan shumë i drejtë 'Nuk jemi të varfër por të vjedhur' dhe përfundoi protesta nën kërkesat ‘Ma ul pak çmimin, ma ngre pak ndihmën sociale,' pra lëmoshën, dhe kjo ishte çështja kryesore sepse njerëzit erdhën në protestë për gjithë gotën me ujin e zi, dhe jo vetëm pjesën që u derdh.

Arsyeja pse ka pasur sabotim është se që ditën e parë del që Mirgen Qiraxhiu që ka llogari bankare të financuar nga Sorosi, personi që kemi parë si administrator të mikrofonit.

Tani pyetja është: Kur këtë qeveri e mban Sorosi në këmbë, dhe kur Edi Rama është një ndër njerëzit me të afërt të Sorosit, si mund të pretendojmë se ai që mban mikrofonin dhe paguhet nga Sorosi do kujdeset për këtë?

Është Mirgen Qiraxhiu, Rigels Xhemollari dhe mbrapa tyre prej 12 vjetësh, Endri Shabani i nismës 'Thurje'", u shpreh Goxhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco