VIDEO-SYRI TV/ Vëllezërit Doçi: Edmond Bego po na grabit pronën

13:01, 16/03/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vëllezërit Doçi kanë adresuar në Syri TV një problematikë që lidhet me pronën e tyre. Ata pretendojnë se një sipërfaqe toke u është marrë padrejtësisht nga Edmond Bego për të ndërtuar pallate, ndërsa leja është dhënë nga Bashkia e Tiranës

SYRI TV

Aleksandër dhe Zef Doçi, janë vëllezërit që kanë denoncuar në Syri TV, një problematikë që kanë hasur me pronën e tyre.

Edhe pse në bazë të dokumentacioneve përkatëse rezultojnë pronarë të një sipërfaqeje prej 2500 metër truall, ata thonë se po ju grabitet padrejtësisht nga Edmond Bego, i cili synon të ndërtojë një kompleks pallatesh në pronën e tyre.

Bashkia i ka dhënë lejen kompanisë së mikut të Taulant Ballës për të ndërtuar në këtë zonë, ndërsa problemi thellohet më tej, pasi pikërisht për të shpëtuar këto pallate, është devijuar edhe projekti i Unazës së Madhe që sposton lumin Lana, duke rrezikuar shembjen e qindra banesave të tjera.

Shqetësimi tjetër i vëllezërve Doçi është edhe shembja e kësaj ndërtese, të cilën thonë se e kanë ndërtuar sipas rregullave brenda tokës së tyre, por edhe pse kanë kryer të gjitha shpenzimet, Bashkia ua ka shembur.

Familja Doçi ka fituar disa gjyqe në lidhje me këtë çështje, por pavarësisht kësaj, kompania ka rrethuar zonën për të ndërtuar pallate, duke larguar edhe pronarët e tokës me dhunë.

Thirrja e tyre është që të vendoset drejtësi e të merren të gjitha masat nga organet kompetente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco