Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

VIDEO-SYRI TV/ Taksistët ende s`kanë rritur biletat, Përkeqi: nuk po mbulojmë dot kostot

15:06, 14/03/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Taksistët në qytetin e Lezhës ende nuk i kanë shtrenjtuar biletat e udhëtimit, pavarësisht rritjes së çmimit të naftës. Kolegu Martin Marku sjell në vijim historinë e taksistit Aleksandër Përkeqi, i cili tregon se ky sektor po përballet me vështirësi të mëdha, deri në rrezik falimentimi.

Nga SYRI TV

Aleksandër Përkeqi, prej 15 vitesh punon si taksist në qytetin e Lezhës. Kjo punë është e vetmja mundësi, që Aleksandri të sigurojtë të ardhura për të mbajtur familjen e tij….

Por, sot kur çmimi i naftës është shtrenjtuar, Aleksandri tregon se po përballet me sfidën e vazhdimësisë së këtij biznesi.

Ai tregon se tashmë fitimet janë zeruar, ndërsa të ardhurat që siguron gjatë ditës nuk janë më të mjaftueshme as për furnizimin me karburant.

Deri më tani, ndryshe nga sektorët e tjerë të biznesit, taksitë në Lezhë nuk i kanë shtrenjtuar biletat, por kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë.

Aleksandër Përkeqi thotë se nëse nuk do të ketë reflektim në uljen e çmimeve të hidrokarbureve, do të jemi të detyruar të mbyllim punën pasi nuk nxjerrim dot as shpenzimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco