Afera e inceneratorëve/ Berisha: 420 milionë është vetëm Tirana

Afera e inceneratorëve/ Berisha: 420 milionë është vetëm Tirana

13:08, 24/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se afera e inceneratorëve e kapërcen shifrën e 420 milionë eurove.

“Është bërë e zakonshme që kundërshtarët e mi të citojnë emrin e mi siç citonin Biblën e Kuranin etërit e tyre ateistë. Megjithatë do bëj sqarimin sa vijon: së pari, deklaratat e përsëritura të Edvin Ramës se unë kam thënë që inceneratorët janë përparësi, unë këtë deklaratë e kam bërë dhe do e bëj. Në renditjen që BE u bën metodave të pastrimit të plehrave, sot është inceneratori para landfillëve, por sot metoda më e rekomanduar sot është riciklimi i plehrave. Duke pohuar këtë, as BE, as unë nuk kam ndërmend që plehrat të bëhen miniera floriri për mafian, të shndërrohen për burime fatkeqësie dhe mafie në vende të ndryshme.

Përdorni këtu shifrën 420 milionë. Me këtë rast dua të sqaroj shqiptarët se afera si aferë ka mundësi që vetëm Tirana të jetë 420 milionë, dhe në tërësi të shkojë më shumë. Ju keni dhënë një koncesion për 30 vite, keni dhënë koncesion dhe paguani nga taksat e qytetarëve shqiptarë, 29 euro për ton, për 30 vite.

U ndërtuan disa landfille gjatë viteve 2005-2013 në Bushat, Korçë, Sarandë. Cili ka qenë çmimi i vendosur me BB dhe KfZ-në gjermane? Çmimi ka qenë 10 euro për ton. Kurse ju jepni 29 euro për ton.

Ju dheun e detyroni ta depozitohen në Sharrë. Por dheu është vlerë, është pronë, është mall i atyre që e nxjerrin. Ju i detyroni që edhe dheun t’ia shesin kompanisë tuaj në Sharrë. Pra, problemi është se ju i përdorni inceneratorët dhe Sharrën si minierë floriri.

Koncesionin e Sharrës e ka marrë Zoto, që është një hajdut i dobishëm. Pse i ngatërroni gjërat ju dhe betoheni se për djegësin e Tiranës nuk po jepni asnjë lek. Nuk ka mashtrim më të madh. Për djegësin e Tiranës po jepen nga taksat e shqiptarëve 29 euro për ton. Duke mbledhur këto paratë, ai po mbledh paratë për të ndërtuar djegësin. Si mund të thonë që ky nuk është financim? Inertet që Mali i Zi i depoziton me 5 euro, ju i detyroni të dërgohen aty me 30-40 euro...

...Pse nuk e thirrët Metanin? Aty duhej të ishte Metani dhe Don Agaçio. Megjithatë Edi Rama pranoi botërisht në përgjigje të zotit Belind Këlliçi se ka shkelur procedurën. Shkelja e procedurës është shkelje ligji dhe e dënueshme në çdo vend të botës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni24/02/2022 13:51

mjafte me deklarime per shifrat qe do ti paguhen bandes se inceneratoreve partnere-ortake- te bandes te anarkistit pervers Edvon Rama. nderkohe ai paguan ata. Askush nuk po thote se ato 40-50 milion euro dhe d banda I ben prone te vetin. Duhet te nenonconi publikisht qe ato jane prone shteterore dhe nuk thoni sa ka investuar banda sepse ne se ata asgje Shteti duhet te sekuestroi inceneratoret... ...te caktoj drejtues ne to e te Deborah e arestoi banden dhe ata qe kane krijuar kete vjedhje. Drejtojuni popullit duke I sqaruar dhe menjehere Prokurorisè qe te arestoj kriminelet. PPL do te thote qe shteti e privati ndertojnè se bashku nje sipèrmarrje dhe jane me perqindje sipas fondeve qe investojne qe nga Dita e pare. Ndryshe eshte nje investim privat ne koncesion qe pasi kryhet paguhet peer punen...

Shto koment

Denonco