E përdori kundër FSHF-së/ Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

E përdori kundër FSHF-së/ Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

09:33, 04/02/2022
A+ Aa A-

Edi Rama, të paktën sa për sy e faqe, e ka shitur Erion Veliajn në lidhje me konfliktin për FSHF-në. Nëse kryebashkiaku i Tiranës, natyrisht i urdhëruar nga shefi i tij, u përbetua për pushtimin e ishullit të fundit të mbetur jashtë kontrollit, pas bisedës me Ramën, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka siguruar se ka marrë garancinë për mosndërhyrjen e politikës në zgjedhjet e futbollit.

Rama vetë, në një status, u mjaftua të thotë se kishin rënë dakord me shefin e futbollit europian. Por se për çfarë ranë dakord, mund të kuptohet nga ajo që tha në një intervistë për agjencinë “Associated Press”, Ceferin. Presidenti i UEFA-s shprehu shqetësimin për situatën e krijuar dhe për incidentet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor, duke theksuar se “futbolli duhet të vendosë për futbollin” dhe se nuk duhet kurrsesi të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.

Gjithashtu, Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë. Pra duket se kërcënimi i organizmit europian të futbollit për të hequr finalen në rast se shteti shqiptar vijon me budallallëkun dhe arrogancën tip Lali, ka pasur efekt. Mes kryeministrit dhe shefit të UEFA-s ka pasur një dakordësi për ndërprerjen e luftës dhe ruajtjen e finales.

“Takimi i sotëm s’mund të ishte më i mirë për qëllimin e përbashkët, organizimin e finales”, komentoi Rama. Dhe kushti i qartë që kjo të arrihet kuptohet lehtësisht nga fjalët e Ceferin: “Me Kryeministrin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt”, tha ai.

Po a do ta justifikojë Rama besimin e shefit të UEFA? Askush nuk mund të vëra bast për këtë. Nën emrin e tij u aktivizua Veliaj, disa bashki socialiste, kontrollet tatimore, madje dhe organet e drejtësisë. Por një gjë është e sigurtë, edhe nëse kryeministri vazhdon të hedhë gurin e të fshehë dorën, duke pranuar qëndrimin: “Politika s’ka punë të merret me futbollin”, ai ka bërë pluhur dhe hi gjithë sfondin propagandistik mbi të cilin Veliaj ngriti aksionin e tij të dhunshëm dhe ordiner./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/02/2022 12:52

Tani ASPAKU, Përçkuroria, ato policitë tatimore gjobavënëse me komandë, ato policitë e antirendit që arrestojnë gjasme atentatorin (kur dihet botërisht kush është mëndja zeza dhe dora kuqe e atentatit), pra të gjitha këto gjasme institucione ose duhet ti ja ngulin E Dramës, ose për të nxjerrë të pa lyer në gjiriz Edvin Krimin, duhet t’ja ngulin thellë e më thellë atij “tiranasit” urvajgurs, aq sa të mos ti shkojë më në mëndje të përmendë koqe çeliku (se koqe nuk ka fare), por edhe bythën t’ja nxjerrin jashtë përdorimit që të mos ketë mundësi ta përdorë për dëfrimet e tij perverse. Gjithë atë mut që derdhën me çisterna, nuk mund ta lajnë me një premtim se tash e tutje nuk do dhjesin më. Në çdo vend normal për një skandal të tillë hidhet në erë qeveria me gjithë bashki. Të paktën në Albanistan ta hajë vetëm njeri…

Ai04/02/2022 10:39

Ky mender koqeminister qe kemi ne nuk ka bese. Por ajo qe te le shije te hidhur eshte fakti se ky pacavure koqeminister e pranon indirekt qe ka pasur nderhyrje te dhunshme nga politika ne futbollin shqiptar. Kjo eshte ngjarja me e rende qe nje karagjoz, pacavure dhe psikopat koqeminister te mos penalizohet. Ky ka dhe paturpesine qe ta pranoje. Ndersa fikut i kisha rras pataten ne dy brimat qe ka .....

Shto koment

Denonco