‘Ka mbaruar bujqësia e mbijetesës’/ Rama: Shteti nuk ju mbështet më

‘Ka mbaruar bujqësia e mbijetesës’/ Rama: Shteti nuk ju mbështet më

12:36, 26/01/2022
A+ Aa A-

Në një takim për bujqësinë ku është dhënë një fond prej 4 mln dollarësh si fond sovran për mbështetjen e kredive, Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk mund të mbështesë më fermerët që kanë ngastrat e tyre të vogla.

‘Koha e bujqësisë së mbijetesës, e subvencioneve pa kriter, ka mbaruar. Ka mbaruar edhe koha e bujqësisë së atyre që mbeten në kufijtë e ngastrës së tyre, pasi është e pamundur, sado të garantojë shteti për ata, që të garantohet një e ardhme më e mirë’, u shpreh Edi Rama gjatë gjalës së tij në këtë takim. 

 ‘Jepet një mesazh domethënës për të gjithë sektorin e bujqësisë dhe të gjithë aktorët e angazhuar në zhvillimin rural, lidhur me mundësinë e re të krijuar që nga vitit 2016, por edhe me këtë ndërhyrje tjetër të qeverisë shqiptare për të garantuar kreditë e fermerëve, duke insistuar në mesazhin se është koha që çdo ditë, ata që janë të angazhuar në prodhimin bujqësor të mendojnë me sytë nga e ardhmja dhe jo me mendjen tek e shkuara.

Koha e bujqësisë së mbijetesës, e subvencioneve pa kriter, ka mbaruar. Ka mbaruar edhe koha e bujqësisë së atyre që mbeten në kufijtë e ngastrës së tyre, pasi është e pamundur, sado të garantojë shteti për ata, që të garantohet një e ardhme më e mirë’.

Gjatë këtij takimi me fermerët u prezantua garancia sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh.

Në sektorin e të gjitha punëve të fshatit është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, e sinergjive të reja, e sipërmarrjes, e cila beson tek investimi i kapitaleve, por edhe te ndërveprimi me bankat.

Së bashku me BERZH, ne alokuam 180 milionë euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për sektorin e agrobiznesit nëpërmjet një linje kredie.

Ajo që kemi sot para syve, nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 72 milionë euro të disbursuara nga ky fond’, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco