Tritol Dukës/ Berisha: Akt terrorist shtetëror i klanit Edvin-Olsi Rama

Tritol Dukës/ Berisha: Akt terrorist shtetëror i klanit Edvin-Olsi Rama

09:37, 25/01/2022
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Në vend të votës, 60 plumba në SMS, SKAPE dhe tritol! Kjo nuk është republika moniste e Old Major-it të George Orwell-it! Por kjo është narkorepublika moniste e Old Major-it të George Soros-sit!

Tritoli në derën e shtëpisë së Armand Dukës! Akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror të klanit Edvin-Olsi Rama.

Të dashur miq, një super skandal shpërtheu dy ditët e fundit në fushatën zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mediat njoftuan mbrëmë se në derën e shtepise te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpërtheu një eksploziv i fuqishëm, tritol.

Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si formë kulmore terrori ndaj tij i klanit të mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin në zgjedhjet e 2 marsit të FSHF, ishullit të fundit që nuk ndodhet në pushtetin e tyre, ka vendosur ta pushtojë atë ‘manu militari’ qoftë dhe me akte terroriste.

Vendosja e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës nga klani i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës, Edvin dhe Olsi Rama vjen pas një seri aktesh të tjera kriminale të ndërmarra për këtë qëllim ndaj tij nga ky klan.

Kështu, pas manipulimeve të hapura në zgjedhjen e delegatëve dhe ndërzimit te SPAKU-t të partisë nëpërmjet gjethes së tyre të fikut Erion Veliaj, linçimit nëpërmjet mediave të narkoqeverisë, kërcënimit me mesazhe për ‘60 plumba në kokë’ në rast se nuk largohet nga detyra, këta mafiozë të rrezikshëm urdhëruan dje paradite dërgimin e banditëve tatimorë në bizneset e presidentit të FSHF me qëllimin e vetëm për t’i imponuar dorëheqjen. Mbrëmë vonë, pasi dështoi me të gjitha këto veprime të shëmtuara e primitive për ta detyruar Armand Dukën të jepte dorëheqjen, Kreu i Meduzës kaloi në një akt të mirëfilltë terrorist, urdhëroi vendosjen në darkë të tritolit në banesën e tij.

Për vendosjen e tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama (për llogari të tij) në shtëpinë e Armand Dukës dëshmon deklarata e të keqpërdorurit të tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit për vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe dorësin e krimit duke thënë se Armand Duka ka pasur probleme me bandat e Shijakut.

Kjo do të thotë se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave dhe sot apo ditët në vazhdim do kemi dalëzotësin, i cili publikisht do marrë përsipër aktin terrorist kundër Armand Dukës, natyrisht jo për qëllime elektorale, por për sherre personale.

Këto akte kriminale me të cilat vota e lirë zëvendësohet me manipulim te hapur, fushatë të hapur mediatike linçimi, 60 plumba në zarf (në SMS), falanga narkotaksidarësh në biznese dhe së fundi tritol te dera e shtëpisë së presidentit të FSHF, të denja për republikën moniste të Old Major-it të George Orwell-it, por po ndodhin 72 vite pas vdekjes së autorit, në Shqiperi, republikën e Old Major-it të George Soros-it apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Duke dënuar këtë akt të shëmtuar të terrorizmit shtetëror të klanit Edvin dhe Olsi Rama, u bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërhyjnë me urgjencë për të shpëtuar Federatën Shqiptare të Futbollit nga ky klan mafioz që kërkon të shndërrojë këtë federatë në megalavatriçe të kontejnerëve me euro të trafikut të kokainës që ai kontrollon.

U bëj thirrje këtyre organizatave të respektuara të kërkojnë hetim ndërkombëtar për aktin e terrorizmit shtetëror ndaj presidentit të FSHF dhe aktet e tjera të narkoqeverisë shqiptare për pushtimin e FSHF dhe vendosjen e monizmit absolut në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani25/01/2022 13:13

E GJITHE QEVERIA SOROSIANE AMERIKANE ESHTE HEDHUR ME TE GJITHA MJETET E LUFTES POLITIKO-MAFIOZE NE MBROJTJE TE REGJIMIT NARKO-KRIMINAL KOMUNISTO-SOROSIAN TE SHQIPERISE DHE KUNDER CDO KUNDERSHTARI TE KETIJ SEKTI NARKO-MAFIOZ NGA ME TE RREZIKSHMIT NE BOTE!! ME TREKENDESHIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR RAMA-BASHA-VELIAJ, TE SPONZORIZUAR NGA KOMUNISTO-MAFIOZI XHORXH SOROS DHE TE MBESHTETUR FUQISHEM NGA VETE QEVERIA AKTUALE E SHBA, JO VETEM RAPORTET NDERKOMBETARE QE DO TE JENE GJITHMONE DHE ME STERR TE ZEZA, POR E GJITHE SHQIPERIA DO TE BEHET ZI DHE ME ZI, KEQ E ME KEQ, STERR E ME STERR! NUK E KA PARE KURRE BOTA DERI TANI NJE REGJIM KAQ KRIMINAL SA KY I SHQIPERISE SE SATRAPIT TE SURRELIT! KORRUPSIONI GJIGAND QEVERITAR STERR I ZI, KRIMET ZGJEDHORE, KAPJA E SHTETIT, VJEDHJET SPEKTAKOLARE TE QEVERISE VAZHDOJNE PREJ 8 VITESH ME INETESNITET GJITHNJE E METE LARTE VIT PAS VITI DHE ASKUSH NUK E RRUAN! AS SPAK, AS MUT, ASNJE ORGAN DREJTESIE APO HETIMOR! NUK KA SPAK ASHTU SIC U MASHTRUAN DHE U GENJYEN SHQIPTARET! SPAK ESHTE RAMA, VELIAJ, LULZIM BRAVA, YURI KIM, NIKU DHE NDRAGHETTA, TAULANT BALLA, ARBEN AHMETAJ, BELINDA BALLUKU, MANASTRILIU, VILMA NUSHI, VANGJUSH DAKO, TOM DOSHI, ALQI BLLAKO, MIREL MERTIRI, KLODIAN ZOTO, ARDI VELIU, DELINA FICO!! KETA JANE SPAK, KETA JANE "DREJTESIA", KETA JANE PUSHTETI, KETA JANE NARKO-BANDA MAFIOZE SHQIPTARE! KJO NUK ESHTE NJE LUFTE THJESHT PER TE KAPUR EDHE FSHF, POR ESHTE NJE LUFTE E VERTETE KUNDER KETIJ RREGJIMI MAFIOZ! PRANDAJ KOMUNITETI SPORTIV SHQIPTAR I TE GJITHA DISIPLINAVE SPORTIVE, OPOZITA, SHOQERIA CIVILE, STUDENTET, INTELEKTUALET DHE AKADEMIKET SHQIPTARE DUHET TE BASHKOHEN FORT ME NJERI-TJETRIN PER RREZIMIN SA ME PARE TE KETIJ PUSHTETI KRIMINAL NARKO-MAFIOZ! LALI PLEHU NUK ESHTE RRUGAC JOOOOOO!! ESHTE ME KEQ AKOMA! LALI PLEHU ESHTE THJESHT EKZEKUTORI RRUGAC, ARROGANT DHE I PACIPE I ORGANIZATES SE MIRE-STRUKTURUAR TE SEKTIT MAFIOZ SOROSIANO-KRIMINAL "RILINDJA". KY SEKT MAFIOZ ESHTE TEPER I RREZIKSHEM JO VETEM PER SHQIPERINE QE KA MBERTHYER KOMPLET SI OKTAPODI PRENE E VET, POR PER TE GJITHE EVROPEN DHE PER BOTEN MBARE. KJO PASI SHQIPERIA, NEN PUSHTETIN E RREGTJIMIT KRIMINAL TE SATRAPIT TE SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA, ESHTE KTHYER NE NJE LAVATRICE GJIGANDE KRIMINALE PER PASTRIMIN E PARAVE KRIMINALE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR. CIA, DEA, EUROPOLI, INTERPOLI DHE TE GJITHA AGJENSITE ZBULUESE, HETIMORE DHE POLICORE TE TE GJITHA VENDEVE TE BOTES DUHET URGJENTISHT QE TE BASHKEPUNOJNE DHE TE NISIN AKSIONE KONKRETE PER ZBULIMIN DHE ARRESTIMIN E KREREVE TE KETYRE ORGANIZATAVE KRIMINALE SA NUK DO TE JETE TEPER VONE! NESE NUK VEPROJNE ME URGJENVCE, E GJITHE EVROPA, SHBA DHE BOTA DO TE KTHEHEN NE REPUBLIKA BANANESH SOROSIANE SIC ESHTE KTHYER SHQIPERIA SOT. UNE E AKUZOJ QEVERINE AKTUALE TE SHBA PER FRYMEZIM DHE MBESHTETJE TE PLOTE TE KETIJ KRIMI TE GJITHANSHEM QEVERITAR NE SHQIPERI! SHPRESA E VETME PER SHPETIMIN E SISTEMIT DEMOKRATIK NE BOTE DHE PER SHPETIMIN E SHQIPERISE ESHTE VETEM FITORJA E REPUBLIKANEVE AMERIKANE!!

Shto koment

Denonco