Zgjedhjet vendore/ Ristani: Jemi në bisedime për koalicion të gjerë me të gjitha forcat e djathta

Zgjedhjet vendore/ Ristani: Jemi në bisedime për koalicion të gjerë me të gjitha forcat e djathta

21:49, 20/01/2022
A+ Aa A-

Komisioni i Rithemelimit të PD ka nisur bisedimet me partitë opozitare për të bashkuar forcat për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Këtë gjë ka deklaruar mbrëmjen e sotme ish sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Gjatë një interviste për media, Ristani pranoi se ka bisedime për bashkim edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Po bisedojmë për një koalicion të gjerë, e në varësi do të vendoset edhe përfaqësimi. Jemi në bisedime me të gjitha forcat e djathta opozitare. Nuk kam një përgjigje sot për këtë. Jemi në bisedime duke u marrë me këtë punë. është momenti kur primaret janë bashkimi. Do e gjejmë formën për t’u bashkuar. Me LSI? Po flasim me LSI dhe me parti të tjera. Parti e re? Është shpejt për të dhënë”, tha në fjalën e tij anëtari i Komisionit të Rithemelimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco