Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vlorë: Këta janë fëmijët e Lulzimit dhe këto fytyra të vogla quhen Uri, Skamje, Mjerim, Përbuzje dhe Terr!

Vlorë: Këta janë fëmijët e Lulzimit dhe këto fytyra të vogla quhen Uri, Skamje, Mjerim, Përbuzje dhe Terr!

13:28, 28/12/2021
A+ Aa A-

Kjo është familja e Lulzim Veshajt në Vlorë! Kjo është familja që jeton Mesjetën në mesin tonë. Të shtatë pjesëtarët e saj marrin frymë në një dhomë të gjithë bashkë të rrënojës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, pa dyer, pa dritare, pa energji elektrike, në ngricë.

Në këto ditë të ftohta, vuajtja është edhe më e madhe për ta, për pesë fëmijët e familjes Veshaj që jetojnë në errësirën e një godine ku thuajse në qiell të hapur, ku çdo gjë që bie jashtë, bie edhe brenda banesës  ku ata jetojnë, njofton gazetari i SYRI TV.

Shpresa dhe dëshira nuk janë zhdukur ende nga sytë e fëmijëve, që  ëndërrojnë të kenë një shtëpi të ngrohtë, të kenë ushqim dhe rroba për të veshur. Ata nuk ekzistojnë për institucionet shtetërore, ata nuk nuk ekzistojnë për bashkinë e qytetit, ata nuk ekzistojnë për Shërbimin Social,

Ëngjëlli i tyre është vetëm gjyshja, që i ushqen nipërit e mbesat me pensionin që merr, ndërsa  babai Lulzim Veshaj detyrohet të dalë çdo ditë të mbledhë mbetje plastike nëpër kazanët e qytetit që të nxjerrë bukën e gojës për pesë fëmijët e tij.

Makthire Veshaj, nëna e fëmijëve, me origjinë kosovare, shprehet se e ka shumë të vështirë të shikojnë fëmijët që vuajnë nga uria dhe jetojnë në atë godinë pa dritare, pa ujë, pa drita. Ka pasur ditë që fëmijët kanë fjetur dhe pa ngrënë, edhe në të ftohtë.

Dëshira e nënës është që të ketë një banesë ku fëmijët e saj të rriten si të gjithë fëmijët e tjerë. Të vegjlit e saj nuk shkojnë as në kopësht, as në shkollë për shkak të kushteve, ata  nuk kanë rroba, jo më mjete shkollore.

E bija tregoi se në shkollë nuk mund të shkojë se e talli, “pasi ne jemi të varfër dhe nuk kemi rroba të veshim”.

Dëshira e saj është të ketë një shtëpi dhe kur të rritet të bëhet mësuese. Ah sikur edhe natën e Vitit të Ri ta kalonte në një shtëpi të ngrohtë, me derën mbyllur, me ushqime në tryezë, si ata fëmijë që ajo i shikon të kalojnë përpara saj çdo ditë, të veshur bukur e me prindërit prej dore.

Festat duket se janë për të tjerë, por jo për atë, jo për vëllezërit e e motrat e saj, sepse kjo natë sonte do të kalojë njëlloj sit ë gjitha nesët e jetës së saj dhe Viti  i Ri, po njësoj në atë errësirë dhe të ftohtë.

Gjyshja e saj flet butë. Mirjane Veshaj përlotet kur e sheh çdo ditë si nipërit dhe mbesat e saj jetojnë në këto kushte, në një vend si ky pa ujë, pa drita, pa dritare. Ajo nuk e duron dit atë dhimbje, por del e kërkon borxhe nëpër dyqane që të ushqejë së paku nipërit dhe mbesat.

Godina e Shtëpisë së  dikurshme të Oficerëve është e pushtuar dhe  nga mbeturinat, e rrezikshme edhe për përhapje sëmundjesh midis familjeve të mjera në skamje që jetojnë po si ata.

ÇDO QYTETAR QE ESHTE I INTERESUAR PER TE NDIHMUAR FAMILJEN TE KONTAKTOJE NE SYRI TV

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/12/2021 10:30

TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O DRITAN LELI! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O DAMIAN GJIKNURI! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O BORA MUTI MUZHAQI ME GJITHË VJERRËN TËNDE, KRYEHAJDUTEN ADRIANA BERBERIN! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O NDRIKULL HAJDUTE MANASTIRLIU! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O NDRIKULL LINDITA NIKOLLA! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O NDRIKULL MAMICA PIÇKËLLONJA SPIROPALI! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O TIGRI AHMETAJ! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O LALI PLEHU! TË VRAFTË ZOTI DHE TA GODITTË ZEMRËN ATY KU TË DHEMB MË SHUMË O SATRAPI I SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA! O TË QIFSHA AFGANËT SOROSIANË QË I KE STREHUAR NËPËR HOTELE ME 5 YJE! NDËRSA KËTA TË MJERË NUK KANË AS BUKË, AS UJË, AS NGROHJE AS DRITA QË TË SHKOJNË NË HALE PËR TË PËRMJERË! PËR TË GJITHË JU QË E KATANDISËT SHQIPËRINË NË KËTË DEREXHE, QË I KATANDISËT SHQIPTARËT NË KËTË SKAMJE, VARFËRI DHE MJERIM, KAM KËTË MALLKIM ME ZEMËR DHE ME GJITHË SHPIRT, QË SHPRESOJ SE ZOTI DO TË MA DËGJOJË: I PAFSHI SA MË PARË FËMIJËT, NIPËRIT DHE MBESAT TUAJA NËPËR ARKIVOLE!!!

Tironci Lugano28/12/2021 17:51

Rezart ndoshta vete gazeta syri mundeson nje link me nje llogari bankare Ku cdo njeri nga ne te jap. nje kontribut modest.

rezart ramaj28/12/2021 15:04

0686776289 si mund te komunikoj me ket familje

rezart ramaj28/12/2021 14:23

si mund te kontaktoj me familjen

Shto koment

Denonco