Dosja e inceneratorëve/ SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka

Dosja e inceneratorëve/ SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka

12:22, 14/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mjedisit në qeveritë 'Rama 1' dhe 'Rama 2', Lefter Koka është vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Koka ishte ministër i Mjedisit i LSI në vitet 2013-2017 dhe më pas deputet i PS në vitet 2017-2021.

Urdhër-arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë nga policia, i firmosur nga prokurori Klodian Braho. 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco