FOTO/ Zbulohet manipulimi i deputetit Basha me Këshillin Kombëtar. Nuk është anëtar, por ndodhet në sallë

FOTO/ Zbulohet manipulimi i deputetit Basha me Këshillin Kombëtar. Nuk është anëtar, por ndodhet në sallë

16:14, 12/12/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti Lulzim Basha pretendon se mbledhja e Këshillit Kombëtar ka kuorumin për të vijuar punimet.

SYRI ka zbuluar mashtrimin e radhës të ish-kryetarit të PD që ka uzurpuar selinë e demokratëve.

Personi që shihni në foto me rreth, nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar. 

Gentjan Gjonaj është ulur në karrigen e anëtarit të Këshillit Kombëtar pa qenë i tillë.

Image

Skandalet e Lulzim Bashës janë të panumërta ndërkohë që çdo veprim i tij është nul dhe nuk njihet.

Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar e kanë bojkotuar mbledhjen, pasi ata dje morën vendime për Rithemelimin e PD, duke shkarkuar kryetarin e partisë, Kryesinë, Sekretarin e Përgjithshëm si dhe anuluan anti-Kuvendin e 18 dhjetorit.

Ka edhe persona të tjerë që nuk jane anëtarë të Këshillit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco