FOTO/ ‘Foltorja e SHBA’, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole

FOTO/ ‘Foltorja e SHBA’, 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole

18:49, 05/12/2021
A+ Aa A-

Ndërsa zhvillohej ‘Foltorja’ me shqiptarët e Amerikës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në një ndërhyrje të tij është shprehur se sapo ishte ndarë nga jetë senatori dhe miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole.

Ish-kryeministri Berisha dhe shqiptarët e mbledhur në SHBA kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të senatorit Dole.

‘Të dashur miq, e lidhur me ‘Foltoren’ në kauzën e saj, por me kauzën shqiptare për liri, i hidhur është lajmi që sapo mora.

Ndarjen nga jeta të njërit prej miqve më të shquar të të gjitha kohërave të shqiptarëve, heroit të vërtetë të kombit amerikan, senatorit dhe ish-kandidatit për presidenti të SHBA, Bob Dole.

Ju ftoj ta nderojmë me 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij miku që borxhin nuk i dalim kurrë, për mbështetjen e tij të jashtëzakoshme që u dha shqiptarëve në Kosovë, SHBA dhe kudo’, tha Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco