VIDEO/ Lexohen emrat: 70% e delegatëve të Shkodrës kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

VIDEO/ Lexohen emrat: 70% e delegatëve të Shkodrës kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

12:27, 04/12/2021
A+ Aa A-

Pas degës së PD-së së Fierit, ka vijuar në mesditë  prezantimi i emrave të delegatëve nga degë të tjerë të Partisë Demokratike që mbështesin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe liderin e lëvizjes “Foltorja” për forcimin e partisë, Sali Berishën.

Sot u mësua se 70% e delegatëve të PD-së në Shkodër kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe i shpallën me vullnet të plotë emrat e tyre për transparencë përpara selisë së PD-së në Tiranë. Për më tepër, firmosja e formularëve po vazhdon dhe nënkryetarja e degës, Irena Shestani, shprehu bindjen e fortë se  më 11 Dhjetor ata do të jetë shumë më tepër.

“Jam këtu bashkë me anëtarë të Kryesisë së PD-së së degës Shkodër dhe njëkohësisht firmëtarë të formularit për mbledhjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit, - tha znj. Shestani, nënkryetare e degës së PD-së Shkodër. - Jemi këtu për të bërë transparencën e formularit dhe për të përçuar mesazhin e anëtarësisë së degës së Shkodrës, e cila njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021.

Dega Shkodër, Kryesia, delegatët, e kanë firmosur në masën 70%  formularin, me bindje dhe me kënaqësi për mbledhjen e këtij kuvendi, nisur nga nevojat ku ne ndodhemi. Ne jemi 70% e theksoj, por 10% e delegatëve të Kuvendit janë jashtë shtetit dhe e shprehin dëshirën, por nuk kanë mundësi ta plotësojnë formularin.  Unë jam shumë shpresëplotë se më 11 Dhjetor ne do të jemi më shumë se ky numër që unë përmenda.

Jemi për të bërë transparencën. Po lexojmë listën e plotë të delegatëve e duhet të theksojmë dhe diçka tjetër që firmosja vazhdon;, vazhdon firmosja dhe jemi shumë më shumë se 70%.

Shkodra në total ka 271 delegatë, plus delegatët e Forumit Rinor dhe të LDG-së dhe të Këshilit Kombëtar. Janë 232 delegatë që kanë firmosur nga 330 duke menduar se 30 e ca janë jashtë dhe përqindja del vetë. Unë gjej rastin këtu t’i bëj thirrje të gjithë delegatëve të qarkut Shkodër të jenë prezent më 11 Dhjetor si një Kuvend i thirrut nga anëtarësia, i ligjshëm, bazuar në statusin e PD-së. Po ia jap fjalën, Kryetarit të Forumit Rinor të PD për të lexuar listën e anëtarësisë”.

Emrat në vijim:

Paraditen e sotme ka qënë dega e PD-së së Fierit që i ka shpallur publikisht emrat e 88,6% të delegatëve të saj për në Kuvendin e 11 Dhjetorit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco