'Kur Kosova e Shqipëria festonin bashkë 28 nëntorin’/ 'Gjermania njohu Shqipërinë etnike dhe vend neutral si Zvicra'

'Kur Kosova e Shqipëria festonin bashkë 28 nëntorin’/ 'Gjermania njohu Shqipërinë etnike dhe vend neutral si Zvicra'

22:43, 29/11/2021
A+ Aa A-

Një dokumentar i mahnitshëm se si festohej 28 nëntori kur Kosova e Shqipëria ishin një, është publikuar në rrjet.

Në këtë dokumentar me dëshmi të kohës, gjithashtu tregohet se si u ndihmuan shqiptarët nga gjermanët për ta krijuar Shqipërinë etnike!

Shqipërisë me kufijtë e rinj që përbënin të gjithë trungun e saj, iu dha statusi i shtetit neutral në luftë si Zvicra. 

Dëshmia e Ibrahim Stublla:

Në 6-7 prill të 1941, forcat e Hitlerit për 24 orë e kanë marrë Serbinë. Kam qenë 8 vjeç e gjysmë dhe mbaj mend tre gjermanë me një triçikël motor. Hyjn dhe çliruan Podivën tre gjermanë. Intelektualët shqiptarë të kohës të fortë, kanë qënë së pari Bedri Gjinari, Sekretar Gjeneral i Prefekturës së Mitrovicës, Xhafer Deva Ministër i Punëve të Brendshme në nivel të Shqipërisë etnike, Qazim Bllaca Ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe Tokave të Lira, Benito Muselini Kryeministër dhe Viktor Emanueli Mbret.

Diplomacia e kohës na kërkon që a jemi në gjendje të krijoni shkollat, administratën dhe Xhandarmërinë brenda një muaji dhe këta zotohen se po. Krijohet Xhandarmëria dhe u hapën shkollat shqipe për herë të parë. Në atë shkollë të ndërtuar në kohën e mbretërisë serbe, kur hynë këta gjermanët, i shkuan drejt shkollës dhe i afrohen flamurit serb. E kap flamurin serb dhe e hedh dhe merr dhe ngul flamurin shqiptar për herë të parë. Unë për herë të parë atë flamur shqiptar kam parë. Dhe u bë një Shqipëri nga 28 mijë km që ka qënë u bë 74 mijë km katrore.

Në atë kohë ministri i jashtëm gjerman, Ribbentrop​ dhe Rahu i tretë (Sot Bundestagu) tha që e pranon Shqipërinë me kufijtë entike dhe neutrale si Zvicra. Tash komunistat e kohës, Migrosha, Milavin Popoviçi e shumë të tjerë agjentë të përgatitur nga klika komuniste, në shtator të 1943 shkojnë dhe e vrasin në zyrë apostolin, pse e bërë Shqipërinë etnike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco