Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Gazetari i njohur amerikan: Vendimi për Berishën erdhi nga 'askundi', dosjen e bëri ish-gruaja e Ramës

Gazetari i njohur amerikan: Vendimi për Berishën erdhi nga 'askundi', dosjen e bëri ish-gruaja e Ramës

10:36, 27/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, i cili shkruan për Bongino, një program i rrjetit të madh televiziv amerikan, Fox Nation, shkruan sërish se vendimi për Sali Berishën erdhi pas lobimit të George Soros.

Ai rithekson lidhjet e ngushta të Soros me kreun e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken. Palumbo shkruan se DASH nuk po ofron prova për rastin e Berishës, madje as pas insistimit të kongresmenit republikan Lee Zeldin.

Sipas gazetarit të njohur, DASH po mashtron, ndërsa ai thekson se vendimi për Berishën u duk se 'erdhi nga askundi'.

Më tej, Palumbo shkruan se dosja për Berishën u përgatit nga ish-gruaja e Edi Ramës, e lidhur me Sorosin.

PJESË NGA LIBRI I PALUMBO

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’.

Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’.
Dhe pa dyshim që ashtu është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI27/11/2021 11:10

NUK ESHTE FAJI I SOROSIANEVE, ATA JANE NE TE DREJTEN E TYRE QE TA PERJETESOJNE REGJIMIN E TYRE NARKO-MAFIOZ ENVERISTO-TERRORIST!! FAJI ESHTE I LULUSHEVE, GRIDAREVE, SALIJANJEVE, GJEKMUTEVE, ALIBEAJVE DHE SHERBETOREVE TE TYRE TE QELBUR QE UZURPUAN PARTINE DEMOKRATIKE! GRIDARJA OH-OH-OH-OH ESHTE FIKS NJE TIP PROSTITUTE ORDINERE TOTALISHT E DEGJENERUAR!! JO VETEM NJE PROSTITUTE FIZIOLOGJIKE, MORALE DHE NJEREZORE POR EDHE POLITIKE!! TAMAM NJE PROSTITUTE E SHPIFUR ORDINERE, KU EDHE BUKURIA FIZIKE ZVENITET, SHUHET, SHPIFET DHE SHEMTOHET NE MENYREN ME BRUTALE!! PAS 12 DHJETORIT NUK DO TE KETE ME VEND NE PARTINE E RITHEMELUAR DEMOKRATIKE PER NJEREZ TE TILLE TE TIPIT PROSTITUTE, TE CILET JO VETEM QE NUK KANE ASNJE MORAL DHE ASNJE ELEKTORAT ME VETE, POR JANE TE PABESUESHEM DHE NUK KANE ASNJE PIKE RESPEKTI PER ANTARESINE TE CILET I VOTOJNE, I RESPEKTOJNE DHE I PASUROJNE! ATA E INJORUAN DHE E DHUNUAN NE MENYREN ME TE NDYRE PUBLEK VULLNETIN E ANTARESISE SE PARTISE DEMOKRATIKE!! KETA NDYRESIRA E TREGUAN ME VEPRA QE NUK KANE ASNJE VLERE PER DEMOKRATET DHE PER VAZHDIMESINE E PARTISE DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco