Kryemadhi shpërthen kundër Bashës: Agjenda parashkruhej nga Rama

Kryemadhi shpërthen kundër Bashës: Agjenda parashkruhej nga Rama

12:07, 22/11/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Newsbomb. Aty ajo ka shpërthyer kundër kreut aktual të PD, Lulzim Basha, duke thënë se është i lig. Në një pjesë të intervistës të publikuar online, Kryemadhi shprehet se aksioni opozitar ishte tjetërsuar.

“Që kur morëm vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, ishim të vetëdijshëm që presioni do të shtohej. Por, ne nuk mendonim kurrë që lënia përgjysmë e aksionit opozitar nisur nga 16 shkurti 2019, ose tjetërsimi i aksionit opozitar në momente të caktuara, apo nën influenca të jashtme, do të na sillte këtu ku jemi sot, me ndryshimin e sistemit zgjedhor”.

Ç’do të thotë tjetërsim i aksionit opozitar? Apo influenca të jashtme?

Që nga djegia e mandateve dhe gjithë aksioni tjetër opozitar, ka pasur tjetër agjendë të miratuar në tryezën e frontit opozitar. Agjendat ndërroheshin gjatë rrugës.

Si ndërroheshin? Kush i ndërronte?

Lulzim Basha, shumë e qartë sot edhe më e qartë se kurrë. Ka akoma jetë politike që vazhdon dhe fakte të reja që dalin. Di të them se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve cenuan demokracinë në Shqipëri dhe i dhanë shansin e mundësinë Edi Ramës të ndërtojë një sistem autokratik. E vërteta është se, fatkeqësisht Shqipëria përfundoi me një opozitë, të cilës i parashkruhej agjenda nga zyra e Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco