'Ju garantoj se Berisha do jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë'

'Ju garantoj se Berisha do jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë'

17:09, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha shprehet i bindur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Partisë Demokratike do të përmirësohen me rikthimin e Sali Berishës, edhe pse ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi krejtësisht të kundërtën.

Hoxha tha se me rikthimin e Republikanëve në pushtet në SHBA, Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, duke nënkuptuar tezën që mbështet ish-kryeministri se “non-gratën” e ka për shkak të lobimit të Soros te Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Kujtojmë se edhe për këtë çështje, ambasadorja Kim është shprehur se shpallja “non-grata” nuk negociohet.

“Unë ju siguroj ju se pas datës 11 marrëdhëniet mes PD dhe SHBA do të jenë më të forta se ndonjëherë. Ju garantoj edhe një gjë, se me ndyrshimin e administratës në SHBA, dy vite e gjysmë, zoti Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Ka sondazhe që garantojnë rikthimin e Republikanëve në pushtet”, deklaroi Hoxha në “Breaking”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco