Kryetarët e degëve Bashës: Kuvendi është në 11 dhjetor, e ka thirrur anëtarësia

Kryetarët e degëve Bashës: Kuvendi është në 11 dhjetor, e ka thirrur anëtarësia

21:57, 17/11/2021
A+ Aa A-

Mbledhja e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve vijoi për rreth pesë orë, ku është diskutuar zhvillimi i Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.

Gjatë mbledhjes së gjatë, burime për Syri.net bëjnë të ditur se Basha është akuzuar nga kryetarët e degëve për shkelje të statutit dhe përçarje të PD. 

Disa kryetarë dege i kanë komunikuar Lulzim Bashës vendimin e tyre se do t'i përgjigjen thirrjes së anëtarësisë, për të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe jo ai i datës 18 që vendosi kryetari aktual i PD me Kryesinë e komanduar prej tij. 

Gjatë fjalës së tij Lulzim Basha tha se në datën 11 nuk do të ketë Kuvend Kombëtar, por miting nga Sali Berisha. Gjë e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e degëve, të cilët i kujtuan kryedemokratit faktin se për Kuvendin kanë firmosur 4200 delegatë dhe se ata janë anëtarësia shumicë që vendos.   

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan ngriti shqetësimin se PD po shkon drejt përçarjes, ndërsa bëri përgjegjës Lulzim Bashën për këtë situatë. Sipas tij, refuzimi nga Basha i Kuvendit të 11 dhjetorit dhe thirrja e një Kuvendi tjetër në datën 18, është thirrje për përçarje.

Pjetërnikaj: Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë. Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju, jemi zgjedhur.

Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë tha se do të respektojë verdiktin e delegatëve. 

Agron Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Fetah Hasani kryetar i degës Nr. 1 Tiranë, i bëri thirrje Bashës që të bashkohet me Kuvendin e demokratëve. 

Fetah Hasani: Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1. Ne jemi zgjedhur nga anëtarët e Kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD. Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë anëtarësia do shkojë më dattë 11. Teoria e përjashtimit që u hodh nga një koleg dhe vendimi i Kryesisë dëmton PD.  Duhet gjetur një zgjidhje nga ju që të kemi një Kuvend ku të bashkohemi për të mirën e PD. 

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhënë deklaratë për mediat, pas mbledhjes me kryetarët e degëve në Partinë Demokratike, ku ka konfirmuar prezencën e tij në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Genc Deromemaj: Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo se vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukturë tjetër organizative në PD.

Nëse përjashtimi im i mundshëm apo kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona. 

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve ka folur edhe kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza:

Arben Miza: Unë nuk kam përfituar asgjë në kohët kur Berisha ka drejtuar. Jo vetëm që nuk jam kërcënuar,  por as thirrur të marrë pjesë në Foltore. E kam ndjer si detyrim nga anëtarësia që të jem i pranishëm në Foltore.  Dhe firmëtarët kanë qënë të lirë të firmosin vetë për mbajtjen e Kuvendit në datë 11. Kolegji i Kryetarëve duhej të ishte thirrur për diskutim, para se të thirrej Kryesia. Kryesia se ka përjashtuar Kuvendin e datës 11dhjetor, por data 18 e vendosur nga Kryesia ka stimuluar çoroditje. Statutin e zbatoni sipas interesave tuaja personale. Na keni përmendur me forcë se s’ka Kuvend. Por unë do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11.

Kryedemokrati i Paskuqanit, Anton Pjetërnikaj i ka kujtuar Lujlzim Bashës shkeljen e statutit të PD dhe anashkalimin e forumeve vendimmarrëse në rastin e përjashtimit nga grupi parlamentar të liderit historik Sali Berisha. 

Anton Pjetërnikaj: Basha, kemi 2 orë që diskutojmë dhe jemi duke diskutuar për statutin e partisë. I pari që ka shkelur statutin jeni ju, duke përjashtuar Berishën, pasi anashkaluat çdo forum. Unë kam marrë pjesë në Foltoren e Kamzës dhe pjesa më e madhe e delegatëve të zonës së Paskuqanit që unë përfaqësoj dhe që iu kanë dhënë vetëm fitore, kanë firmosur formularin për mbajtjen e Kuvendit më datë 11 dhjetor. Dhe unë do respektoj delegatët, duke marrë pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sa i takon pikës 3 tek vendimi i marrë nga Kryesia, unë nuk intimidohem pasi jam pjesë e Partisë Demokratike. Ju keni përgjegjësi që të zgjidhni problemet në parti, pasi partia është futur në një spirale që po shkon drejt inekzistencës dhe është detyra juaj ta zgjidhni ngërçin, pasi kjo forcë politike po shkon drejt përçarjes.

***

Edhe nga drejtuesit e tjerë të degëve të PD në rrethe janë ngritur shqetësime lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, në një kohë kur shumica e delegatëve ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ndërsa Lulzim Basha do ta mbledhë në 18 dhjetor.

Kryetarët kanë deklaruar gjithashtu se kryesitë e degëve lokale të PD janë në 'Foltore' dhe kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI17/11/2021 22:15

TE SHKRETET SHQIPTAR, PO QAHESHIN NGA RAMA QE E KA TE NGJITUR BYTHEN PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PS DHE TE KRYEMINISTRIT!! POR LULUSHI QENKA NGJITUR I GJITHI BYTHE. BREKE, TRUP DHE KOKE PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PD!! PASKA QENE I SEMURE PSIQIK PAS KRYETARLLEKUT, KY LULUSHI! DO T'IA JAPIN VULEN QE TA MARRE NE SHTEPI DHE T'IA TREGOJE GRUAS, PASTAJ DO T'I BEJME NJE DAMKE NE BYTHE ME SIGLEN E PD ME HEKUR TE NXEHTE SIC DAMKOSEN LOPET!! MOS I KA DHENE URDHER GRUAJA KETIJ LULUSHIT, QE PO TE HOQEN NGA PD SI KRYETAR, DO TE DIVORCOSH EDHE NGA UNE PERJETESISHT???!!!! SEPSE DIHET QE KARRIGIA E GAZMENDA BARDHES DHE E GRIDARE DUMES JANE TE PERSONALIZUARA ME NGA NJE KAR PLASTIK NE MES!!! EPOKA E LODHSHME DHE MASHTRUESE E BASHIZMIT, E DUMAZIMIT, BARDHIZIMIT DHE SPIROPALIZIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE MERR FUND NE DATEN 12 DHJETOR 2021!

DEMOKRATI17/11/2021 22:11

TE SHKRETET SHQIPTAR, PO QAHESHIN NGA RAMA QE E KA TE NGJITUR BYTHEN PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PS DHE TE KRYEMINISTRIT!! POR LULUSHI QENKA NGJITUR I GJITHI BYTHE. BREKE, TRUP DHE KOKE PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PD!! PASKA QENE I SEMURE PSIQIK PAS KRYETARLLEKUT, KY LULUSHI! DO T'IA JAPIN VULEN QE TA MARRE NE SHTEPI DHE T'IA TREGOJE GRUAS, PASTAJ DO T'I BEJME NJE DAMKE NE BYTHE ME SIGLEN E PD ME HEKUR TE NXEHTE SIC DAMKOSEN LOPET!! MOS I KA DHENE URDHER GRUAJA KETIJ LULUSHIT, QE PO TE HOQEN NGA PD SI KRYETAR, DO TE DIVORCOSH EDHE NGA UNE PERJETESISHT???!!!! SEPSE DIHET QE KARRIGIA E GAZMENDA BARDHES DHE E GRIDARE DUMES JANE TE PERSONALIZUARA ME NGA NJE KAR PLASTIK NE MES!!!

Shto koment

Denonco