Basha vazhdon të shkelë mbi statutin dhe demokratët: Po bëni puç

Basha vazhdon të shkelë mbi statutin dhe demokratët: Po bëni puç

12:29, 11/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj.

Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.

“Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kreu i PD-së, e njeh shumë mirë statutin dhe i njeh shumë mirë rregullat e partisë. E di shumë mirë se si vihen në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që u ka bërë dje demokratëve. Nëse do t’i kishte mbledhur firmat, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit, në mënyrë që të nisnim procedurën statutore. Por, nuk e ka bërë këtë gjë pasi e gjitha ka qenë një blof. Atë që e nisi si betejë për demokratizimin e PD-së, përfundoi si betejë për hallet e tij personale”, tha Basha.

“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD. Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje. Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëve, duke përfshirë dhe aksione politike. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pavli11/11/2021 14:21

Keta ushtare te sorosit duhen q- - e nga para e prapa , se ndryshe nuk zene mend.

Fatmir Lohja11/11/2021 14:14

Me miratmin e mender te statutit stalinist,te cilin Basha e miratoi ne kuvendin e pd-se,po kerkon te mbroje karriken e vet.Kuvendi kombetare i pd-se duhet te mblidhet per te miratuar nje statut partije demokratik.Pas miratimit te statutit te ri,hapen gara per strukturat e reja te pd-se.Ngutja e doktorit qe kerkon kryetarllekun e partise,dhe te qeverise,e distancon elektoratin gri mga zallamahija ne PD.Doktori e di mire,se pa mbeshtetjen e elektoratit gri,nuk ka rotacion politik.

Xufe11/11/2021 13:30

Leri këto Lulë Rama se nuk i beson njeri këto broçkulla,nuk u beson as vetë ti,nuk ke asnjë mundësi ta pegosh reformimin dhe ringritjen e PD me liderin historik të saj sepse këtë e do anëtarësia e PD për të kryer detyrën e saj si opozitë reale perballë regjimit dhe jo siç e bëre ti këto 8 vite fasadë të Edi Ramës,e vetmja rrugë që ke është t'a lësh të qetë PD se demokratët të njohin shumë mirë tashmë. Do perfundosh në koshin e plehrave të historisë që shite PD te Rama dhe Soros për 8 vite duke shkelur mbi sakrificat e demokratëve dhe duke pasuruar veten tënde

Niko11/11/2021 12:53

Ik ore legen se na more ne qafe 8vjet me mashtrime

Nipi I Hotit11/11/2021 12:51

Jo nuk eshte ashtu Zoteri. Berisha nuk perse te ti sjelle Ty, Bardhit, Dumes apo Zhupes. Ti ke perjashtuar cdo person qe eshte me Doktorin qe ti e perjashtove. Me barin e Zonjes Kim si jeni. Ju Z Basha eshte mire te beni nje mea culpa dhe te ikesh me dinjitet ose te rrish ashtu si te vendosi kuvendi

Shto koment

Denonco