VIDEO/ Berisha: Të martën, në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë

20:52, 25/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të mblidhen në protestë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E marta na pret.

E marta është beteja jonë.

E marta do jetë fitorja jonë.

Koha sot fton çdo shqiptar në betejë me këtë pushtues.

Në betejë me këta vjedhës që nuk i ka pasur historia.

Në betejë me këta kriminelë të zhgërryer në krime, vjedhje, vrasje, pengmarrje, etj.

Rruga jonë është rruga e fitores.

Është rruga e rivendosjes së ligjit në Shqipëri.

Është rruga e betejës me zero tolerancë ndaj krimit.

E betejës me zero tolerancë ndaj vjedhjes së qytetarëve.

Me forcën e ligjit ne do rikthejmë në Shqipëri rendin.

Do luftojmë korrupsionin.

Do mbrojmë të drejtat e qytetarëve.

Do dy-trefishojmë rrogat e tyre.

Do përgjysmojmë taksat.

Do heqim taksën e vendosur mbi profesionet e lira.

Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.

Të gjitha paratë do ua marrim hajdutëve.

Të gjitha paratë do i sigurojmë me gërshërët e ligjit dorën e secilit prej tyre që kërkon të prekë paratë e qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë, urime të përzemërta.

Të martën, në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë së bashku me hajdutët e tij të tjerë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco