VIDEO/ Berisha: I bëj thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën

20:47, 25/05/2024
A+ Aa A-

Për hetimin e nisur ndaj Olsi Ramës në SPAK pas denoncimit të Gazment Bardhit, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.

Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.

Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.

Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.

Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.

Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.

Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco