VIDEO/ Berisha: Peng-Dumani ka zgjedhur për të shpëlarë kriminelin Olsi Rama

20:43, 25/05/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka akuzuar Altin Dumanin se dosjen ndaj Olsi Ramës, ja ka lënë në dorë prokurorit Alfred Shehu, i cili në vitin 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, gënjeu në një konferencë për mediat, se në makinën e Mahmet Grecës nuk kishte asnjë material të paligjshëm, që rezultoi mashtrim nga ana e prokurorit dhe kreut te policise te kohes, Ardi Veliu.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq ju e dini se në organizatën kriminale të trafikut të drogës të Xibrakës, Olsi Rama ishte identifikuar jo njëherë por dhjetëra herë si bashkëpunëtor kryesor me Genti Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën dhe të tjerë të organizatës që de facto i përkiste Hakmarrjes për Drejtësi.

Pas denoncimeve që i bëri kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, Olsi Ramës, a e dini çfarë ka ndodhur? Kush po e heton Olsi Ramën?

Po e heton Alfred Mehmet Greca, Alfred Shehaj, ky faqezi që mashtroi kombin, që doli në konferencë për shtypi para shiptarëve dhe me Ardi Veliun deklaroi se në veturën e trafikantit Mehmet Greca, të dënuar 7 vite në Angli për gjysëm kuinialë kokainë, bashkëpunëtorit të ngushtë të Taulantit me shumë mbiemra, nuk kishte asnjë material zgjedhor.

Në një kohë kur makina ishte plot me karta identitetit, me euro të pafundme, me lista votimi, me lista të tjera, e tëra me materiale.

Këtë shpifës, këtë turp të njeriut, këtë kriminel publik, peng-Dumani ka zgjedhur për të shpëlarë kriminelin Olsi Rama.

Miq, shpresa e vetme jeni ju.

Shqipëria nuk ka shpresë të vetme përveç qytetarit të zemëruar.

Përveç qytetarit në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco