VIDEO/ Metamorfoza e Ori Nebiajt/ Dje kërkonte dorëheqjen e Bashës, sot sulmon FRPD për llogari të tij!

VIDEO/ Metamorfoza e Ori Nebiajt/ Dje kërkonte dorëheqjen e Bashës, sot sulmon FRPD për llogari të tij!

14:07, 06/11/2021
A+ Aa A-

Edhe pse nuk u zgjodh deputete sepse nuk ishte ne vendet e sigurta të kryetarit, gazetarja Ori Nebiaj, “papritur” është shndërruar në një përkrahëse të flaktë dhe “e besuar” e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ky i fundit së fundmi e ka emëruar në krye të një grupi i cili do të organizojë zgjedhjet e pa paralajmërua të Forumit Rinor.

Kjo lëvizje e Bashës erdhi menjëherë pasi mbi 70% e pjesëtarëve të forumit janë deklaruar, se do të marrin pjesë nesër në Foltoren e cila i dedikohet pikërisht rinisë së PD-së.

Ndërkohë që e gjithë kryesia ka dalë kundër kësaj lëvizjeje të Bashës e cila sipas tyre është anti-statuore, Basha së bashku me grupin e Ori Nebiajt janë mbledhur këtë mëngjes, për të përshpejtuar “puçin” siç e quajtën kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i FDR-së.

Nebiaj vetë doli përpara gazetarëve dhe deklaroi me plotë gojë, se kryetari aktual i FRPD, deputeti që theu herësin Belind Këlliçi si  dhe e gjithë  kryesia e këtij forumi nuk janë legjitime, sepse i ka mbaruar mandati dhe ndaj do t’i nënshtrohen një procesi votimi.

Kjo sipas saj, jo për të emëruar një kryetar të ri për interesa personale, por për të zgjedhur një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjve demokratë.

Kjo që kërkon largimin me një urdhër arbitrar të Lulzim Bashës të gjithë kupolës drejtuese të FRPD-së, Ori Nebiaj, vetëm pak muaj më parë pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit, e ftuar në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, kërkonte me vendosmëri që nëse PD nuk fiton as këtë herë, atëherë kryetari i partisë, pra Basha, duhet të largohet urgjentisht nga drejtimi.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, pra Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por po largon nga drejtimi i forumeve të partisë çdo zë kritik në mënyrën më arbitrare dhe autoritare.

Kurse Ori Nebiaj në vend që të kërkojë largimin e Bashës si humbës, ashtu siç kishte premtuar dhe deklaruar te Fevziu, po kërkon largimin e Belind Këlliçit dhe të 90 përqind të lidershipit të FRPD-së.

Ndiqeni në videon e më poshtme, se çfarë thoshte Nebiu te Opinion pak muaj më parë dhe çfarë thotë sot!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 6 nentor 202106/11/2021 22:20

Kam pasur shume respekt per Ori Nebijan. Por paska qene "mësallë me dy fytyra" thote nje fjale e urte popullore. Nuk ka per te ecur gjatë ne politike, shume shpejt ka per te qene " karte e djegur"..

Serata06/11/2021 21:54

Po ate mendim ka vajza. Ca halli keni ju. Apo duhet te mendoj me koken tuaj.

D06/11/2021 16:05

Admin per kë piunon.Çdo dite lexojme si else jeni te djathte bejme komente te vlefshme perkrahim SB((të drejten) pse nuk I jepni.

Korabi06/11/2021 15:30

Ku i ka gjet lulashi keto mostra .Ah sa large eshte 11 dhjetori.

tirana06/11/2021 15:29

Kjo ish gazetare qe kaloi nga zedhenese e larte e PD se lulit ne ekranet e Top-chanel..??!!, eshte nje nga " Hiçat " e shumte qe luli rreshtoi ne listen e kandidateveper deputete te Tiranes dhe shume bashkive te tjera te vendit se bashku me 5 - 6 deputetet tip - rriqna te opozites se bashkuar ( gjithsej me 0.2 - 0.25 % ), te cilet gjoja u perzgjodhen nga komisioni ruli - marku - mustafaj me kryetar Nishanin ...??!! . Me pas ky i fundit pasi pranoi te bente me koshience masakren elektorale te "perzgjedhjes " me Tahmina brenda partise demokratike me emrat e perzgjedhur nga deget e bazes se PD-se me kompanine e antareve te kryesise dhe ish n/kryetareve dhe ish deputeteve na del i persekutuar prej lulit dhe na hiqet se eshte shume dakord me Foltoren e doktorit ....???!!!

D06/11/2021 15:03

Duke dite që Berisha ishte siguruar vendi , beme lobibim per Orin te familjet tona e din vet ajo per verioret te lidhur me ata te rinjt te rr.Kavajes. Haram te qofshin votat e shunts që ti dham. Kurr mos ju a pafsh hajrin. Shko te LIBRA e Blushit se kurr deputete nuk do jesh.turp karrieriste

Shto koment

Denonco