Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Vasili: Sot në Kuvend s'ka seancë plenare, se rilindja po bën qejf!

Vasili: Sot në Kuvend s'ka seancë plenare, se rilindja po bën qejf!

10:53, 20/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka raguar për mbylljen e Parlamentit, rast i paprecedentë, nga ana e mazhoranës rilindase për shkak të vajtjes se deputetëve dhe ministrave të qeverisë në Gjermani për të parë Kampionatin Europian të Futbollit, 'Euro2024'.

Vasili thotë se ky është një vendim i njëanshëm i rilindjes dhe se opozita e vendit ka qenë kategorike kundër mbylljes së punimeve të Kuvendit.

'Qejfi është përpara çdo gjëje për rilindasit, ndërsa vendi përballet me probleme shumë të mëdha.', - shkruan Vasili.

Postimi:

E pabesueshme, por e vertete!!

Kuvendi i Shqiperise eshte i bllokuar dhe jashte funksionit e detyrimit te tij kushtetues sepse Rama, qeveria dhe deputetet po harbojne ne Gjermani.

Me vendime qe rilindja i merr vetem vete dhe Lindita Nikolla i pranon, nderkohe qe opozita ka qene kategorikisht kunder, pra thene thjesht fare nuk zhvillohet seanca plenare vetem per te permbushur qejfet e rilindasve.

Nderkohe edhe nje jave me pare serish me nje vendim vetem te rilindjes seanca e te enjtes nuk u zhvillua por u zhvendos te merkuren.

Nderkohe qe asnje Parlament Europian nuk bllokohet por vazhdon punen qe Kushtetuta e detyron ne Shqiperi Parlamenti trajtohet si veprimtari dytesore dhe e parendesishme.

Qejfi eshte perpara cdo gjëje per rilindasit, ndersa vendi perballet me probleme shume te medha.

Kapja, zhvleresimi dhe bastardimi i Parlamentit nga Rama, ka qene objektiv i paracaktuar i rilindasve.

Rillindasit e therresin edhe jashte radhe Parlamentin kur ju duhet te votojne aferat korruptive te tyre, por nuk e mbledhin fare kur duhet te shfryjne qejfet e tyre.

Ky eshte Parlamenti bosh dhe i shperfytyruar i Rames dhe Nikollës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco