VIDEO/ Denoncimi i SYRI TV për blerje votash ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Memolla: Pres të zbardhet e vërteta

10:56, 20/06/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i cili është nën akuzë nga SPAK për blerje votash.

Ishte denoncimi i SYRI TV, për Memollën që gjatë fushatës premtonte shlyerje të borxheve të qytetarëve në OSHEE dhe më pas u kërkonte votën.

Sot kryebashkiaku i Rrogozhinës ka qenë i pranishëm në seancën që zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, ndërsa në dalje ka folur për mediat.

‘Isha për të dhënë deklaratën time para gjykatëse, është një proces që ju e dini.

Shpresoj se drejtësia të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe që unë jam i pafajshëm në këtë proces.

Kam qenë gjithmonë i gatshëm’. tha Edison Memolla për mediat.

I pyetur nga SYRI TV nëse ka hetim për pasurinë e tij, Memolla duke ikur është shprehur se ‘mund të bëjnë ç’të duan’.

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet se  bashkë me tre persona ka kryer  korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco